Flash

Gjykata amerikane urdhëron konfiskimin: Shqipëria duhet të paguajë 13 milionë $

Lapsi.al 10 March 2026
Gjykata amerikane urdhëron konfiskimin: Shqipëria duhet të

Pas rastit të Francesco Becchettit, ku Shqipëria humbi dhe u detyrua të paguante 130 milionë euro, vendi është përballe vendimit për një tjetër konfiskim. Kompania “Omni Bridgeway”, një financier i proceseve gjyqësore, ka marrë të drejtën nga një gjykatë federale në Uashington që të konfiskojë asetet që i përkasin Shqipërisë jashtë vendit.

Arsyeja lidhet me një vendim arbitrazhi prej rreth 13 milionë dollarësh në favor të kompanisë GBC Oil, një firmë me pronarë shqiptarë dhe një amerikan. Ky vendim ka të bëjë me një konflikt që zgjat gati një dekadë, i nisur pas rritjes së taksave mbi koncesionet e naftës, kur kompania fillimisht Stream Oil kishte marrë leje për të shfrytëzuar disa fusha nafte dhe më pas ndryshoi pronësia disa herë deri tek GBC Oil.

Në vitin 2017, fushat e naftës u rikombinuan nga Albpetrol, pasi kompania pretendonte se GBC Oil nuk kishte përmbushur detyrimet dhe kishte borxhe të mëdha ndaj shtetit. GBC Oil iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Zvicër, dhe në 2020 fitoi 12.7 milionë dollarë kompensim. Vendimi u konfirmua më pas edhe nga gjykata amerikane në Uashington, por Shqipëria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta ekzekutuar atë.

Prandaj, Omni Bridgeway kërkoi nga gjykata lejen për të marrë masa kundër aseteve shqiptare jashtë vendit, duke shfrytëzuar të njëjtin parashikim që u përdor edhe në rastin e Albcontrol dhe Becchettit. Gjykata e aprovoi kërkesën dhe pas këtij vendimi, Shqipëria pritet të humbasë para ose asete jashtë vendit për të përmbushur vendimin e arbitrazhit, duke u vënë përsëri nën presion financiar dhe ligjor.

Ky rast tregon se vendimet ndërkombëtare, sidomos ato për taksat dhe koncesionet e naftës, mund të kenë pasoja direkte për asetet e shtetit, veçanërisht kur vendi nuk i përmbahet vendimeve gjyqësore. Shqipëria tani përballet me nevojën urgjente për të gjetur një zgjidhje ligjore për të shmangur konfiskimin e aseteve sovrane. /BalkanWeb

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI