Flash

Imuniteti futet në rend të ditës, parashikohet fjalë e Ballukut në Kuvend

Lapsi.al 10 March 2026
Imuniteti futet në rend të ditës, parashikohet fjalë e

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë të enjten seancën plenare të radhës, ku një nga çështjet më të rëndësishme në rendin e ditës është shqyrtimi i projektvendimit për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku.

Sipas rendit të ditës, pika e tretë e seancës parashikon shqyrtimin e projektvendimit “Për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”.

Procedura mbështetet në nenin 73 të Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa për miratimin e projektvendimit kërkohet shumicë e thjeshtë votash.

Gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje në seancë plenare do të parashikohet:

fjala e deputetes Belinda Balluku;

paraqitja e raportit nga pakica parlamentare, përfaqësuar nga anëtarët e Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin;

paraqitja e raportit nga shumica parlamentare, po nga anëtarët e këtij këshilli;

më pas do të zhvillohet votimi në seancë.

Seanca e së enjtes pritet të zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, pasi çështja e imunitetit të deputetes Balluku është ndër temat më të debatueshme në skenën politike të ditëve të fundit.

Ndonëse formalisht është parashikuar fjalë nga vetë Balluku, nuk dihet ende me siguri nëse ajo vetë do të preferojë të flasë para deputetëve.

Kujtojmë që atë ditë opozita ka njoftuar protestë jashtë Parlamentit.

Të këshilluara

Shtohen truprojat për Brahon dhe Dumanin

Masat e sigurisë janë forcuar për drejtuesit e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Klodjan Brahos, i janë shtuar dy truproj...

16:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI