Flash

Trump fiksohet me këpucët e lira/ U ble të gjithëve markën e tij të preferuar

Lapsi.al 10 March 2026
Trump fiksohet me këpucët e lira/ U ble të gjithëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thuhet se po praktikon një zakon të veçantë. Ai u dhuron modelin e tij të preferuar të këpucëve të lira prej lëkure bashkëpunëtorëve, zyrtarëve dhe vizitorëve të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas një raporti të “Wall Street Journal”, Trump ka filluar t’u ofrojë këpucë nga kompania Florsheim, një prodhues këpucësh me seli në Wisconsin, zyrtarëve qeveritarë dhe vizitorëve të rangut të lartë, pasi duket se është impresionuar nga marka.

Ata që i marrin këpucët shpesh sigurohen t’i veshin kur janë pranë Trump, edhe nëse nuk e bëjnë këtë me entuziazëm. Çmimi i tyre varion rreth 145 dollarë (gjatë uljeve mund të bjerë edhe në 59.90 dollarë) gjë që i bën ato mjaft të përballueshme krahasuar me markat luksoze.

“Është për të qeshur sepse të gjithë kanë frikë t’i veshin”, tha një person që kishte dijeni për situatën. “Të gjithë burrat i kanë”, - tha një tjetër. Sipas të njëjtit raport, Trump shpesh ndërpret diskutimet në takimet zyrtare për të lavdëruar këpucët "e pabesueshme" ose për të pyetur bashkëpunëtorët nëse i kanë marrë tashmë një palë.

Kush i ka marrë këpucët?

Midis atyre që thuhet se kanë marrë këpucë të tilla janë zv.Presidenti i SHBA-së J.D. Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, Sekretari i Tregtisë Howard Latnick, Drejtori i Komunikimit Stephen Cheung dhe Sekretari i Transportit Sean Duffy. Mes marrësve thuhet se janë edhe senatori i Karolinës së Jugut Lindsey Graham, komentatori Tucker Carlson dhe prezantuesi i Fox News, Sean Hannity.

Në një takim në Zyrën Ovale dhjetorin e kaluar, thuhet se Trump komentoi këpucët e ndihmësve të tij. “Marco, JD, keni këpucë shumë seksi”, - tha ai, duke iu drejtuar Vance dhe Rubios.

"Obsesioni" me këpucët

Sipas raportit, Trump pati një preferencë të veçantë për këpucët Florsheim në fund të vitit 2025, kur po kërkonte këpucë më të rehatshme që mund t’i përballonin orarit të ngarkuar të presidencës. Vance tha se Trump në një moment nxori një katalog kompanie dhe u kërkoi të gjithëve t’i tregonin numrin e këpucëve.

Një ministër thuhet se madje u ankua se ishte detyruar të vishte Florsheim në vend të këpucëve të tij të zakonshme Louis Vuitton. Thomas Florsheim Jr., CEO i kompanisë mëmë të Florsheim, tha se nuk ishte në dijeni të preferencave të Trump dhe nuk pranoi të komentojë më tej. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI