Flash

Dyshime për transport armësh, fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit

Lapsi.al 11 March 2026
Dyshime për transport armësh, fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe

Në fillim të marsit, një avion izraelit transporti u nis nga Tel Avivi drejt Beogradit dhe më pas u kthye sërish në shtetin hebre, sipas të dhënave të Radio Evropa e Lirë dhe faqeve për ndjekjen e fluturimeve.

Avioni ishte i llojit të përdorur për ngarkesa të rënda dhe të rrezikshme, përfshirë armët, megjithëse nuk është bërë e qartë çfarë konkretisht transportonte, pasi institucionet përkatëse nuk kanë dhënë sqarime. Kompania private izraelite “Challenge Airlines IL” ka kryer gjatë muajit të fundit të paktën nëntë fluturime mes Serbisë dhe Izraelit, përfshirë dy fluturime pas përshkallëzimit të konfliktit izraelito-iranian më 28 shkurt 2026.

Pyetjet e Radio Evropa e Lirë drejtuar ministrive serbe dhe kompanisë mbetën pa përgjigje. Serbia e kishte pezulluar eksportin e armëve në qershor të vitit 2025 pas një urdhri të presidentit Aleksandar Vuçic, por informacionet nga dy fabrika shtetërore tregojnë se eksporti rifilloi në shkurt 2026.

Të dhënat zyrtare të eksporteve të armëve janë të pakta dhe sekretet për destinacionin, sasinë dhe llojet e armëve mbeten të panjohura. Në vitin 2025, Serbia eksportoi armë dhe municione me vlerë rreth 50 milionë dollarë, gjysma e nivelit të vitit 2024. Aeroporti i Beogradit nuk ka dhënë detaje mbi ngarkesat e avionëve që lidhen me Izraelin, por insistoi vetëm se përdorimi i infrastrukturës bëhet sipas rregulloreve ndërkombëtare dhe kombëtare. REL thotë se edhe gjatë moratoriumit për eksportin e armëve nga Serbia, ka prova se disa dërgesa kanë vazhduar, përfshirë në Azerbajxhan dhe Qipro.

Ligjërisht, lejet për eksportin e armëve kërkojnë miratim nga disa ministri dhe certifikatë nga përdoruesi i fundit, me qellim shmangien e shkeljes së sanksioneve ndërkombëtare dhe parandalimin e konflikteve të armatosura. Megjithatë, pjesa më e madhe e eksporteve të municioneve nuk raportohet publikisht, duke e bërë të vështirë ndjekjen e tyre./ REL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI