Flash

Lufta/ Ministrja Ibrahimaj njofton se mund të rikthejnë Bordin famoz të Transparencës

Lapsi.al 11 March 2026
Lufta/ Ministrja Ibrahimaj njofton se mund të rikthejnë Bordin famoz
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se çmimi i naftës po monitorohet nga një task forcë, e cila do të kontrollojë çdo ditë tregun, me qëllim shmangin e abuzimeve. Ajo deklaroi se situata nuk është në nivelin e ngritjes së Bordit të Transparencës, por theksoi se do të rikthehet ai “regjim” nëse rritja do të vijojë. “Diskutuam për situatën ekonomike, për çmimet e karburanteve. Kemi zhvilluar një takim me kompanitë dhe Shoqatën e Hidrokarbureve. Për të ngritur alertin për rritjen e çmimeve javët e fundit, të ndikuar gjatë për luftën. Kemi diskutuar për detyrimin që kanë për rezervat. Jemi duke monitoruara, qoftë çmimet e brisës për naftën, benzinën dhe gazin, qoftë çmimin me të cilin karburanti del nga dogana, me çmimin e tabelave që shkon për tregtim. Gjatë krizës 2022-2023, kur çmimet u rritën, kemi pasur një bord transparence që monitoronte dhe vendoste për çmimet e shitjes. Gjykojmë që situata nuk është në nivelin e ngritjes së bordit, nëse do ketë rritje të mëtejshme do të futemi në atë regjim”, tha Ibrahimaj për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Lexo më tej: Fluturon çmimi i naftës/ Pse shqiptarët e ndjejnë më shumë 

Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve, i ngritur gjatë krizës së vitit 2022, u shoqërua me kundërshtime të mëdha pasi çmimi i naftës arriti nivele rekord. Në atë kohë, qeveria Rama u akuzua nga opozita dhe ekspertë të tregut se bordi nuk po mbronte interesin e qytetarëve për çmime më të ulëta, por po shërbente për të mbrojtur interesat e kompanive të mëdha të naftës.

Tani, në kushtet e rritjes së tensioneve ndërkombëtare dhe të luhatjeve të çmimeve për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, qeveria paralajmëron se ky mekanizëm mund të rikthehet sërish. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Një luftë, tre skenarë dhe një pyetje për ekonominë globale 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI