Flash

Media ekuadoriane zbulon lidhjet e mafias shqiptare me kartelin ‘Los Lobos’

Lapsi.al 11 March 2026
Media ekuadoriane zbulon lidhjet e mafias shqiptare me kartelin ‘Los

Rrjeti i trafikut të drogës në nivel global po bazohet gjithnjë e më shumë te ndërmjetësit, që lidhin grupet lokale me rrjetet ndërkombëtare kriminale. Këta individë menaxhojnë logjistikën e financat për të dërguar kokainën nga zonat prodhuese drejt tregjeve në Europë dhe SHBA.

Ky lajm është raportuar nga media Primicias.ec në Ekuador, e cila analizon si ndërmjetësit sigurojnë që kontejnerët me kokainë të arrijnë në anijet tregtare pa u kapur nga autoritetet, duke përfshirë lidhjen e blerësve europianë ose meksikanë me furnizuesit lokalë dhe pastrimin e parave. Roli i tyre shpjegon edhe diferencën e madhe të çmimeve të drogës mes zonave prodhuese dhe tregjeve të eksportit.

Sipas hetimeve, rrjetet ballkanike, të njohura si “mafia shqiptare”, luajnë rol ndërmjetësimi mes bandës ekuadoriane “Los Lobos” dhe trafikantëve shqiptarë. Një rast i fundit është arrestimi i ekuadorianit Hernán Ruilova, i cili koordinonte dërgesat e kokainës të kamufluara në banane dhe shërbente si lidhje me financuesit e huaj. Rrjeti i tij përfshinte edhe shqiptarët Donald Lalaj dhe Mario Gjeci, të cilët ndihmoheshin për transport dhe paketim të drogës.

Ky fenomen tregon se trafiku i drogës është i decentralizuar dhe se ndërmjetësit janë faktor kyç për funksionimin e zinxhirit global të drogës, duke garantuar lidhje, korrupsion dhe logjistikë mes grupeve të ndryshme kriminale.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 11 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.1 lekë dhe do shitet me 83.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:08

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI