Flash

Qeveria miraton rregullat për rikthimin e basteve sportive online

Lapsi.al 11 March 2026
Qeveria miraton rregullat për rikthimin e basteve sportive online

Qeveria ka miratuar një vendim të ri, i cili përcakton rregullat dhe standardet teknike për funksionimin e platformave të basteve sportive online në vend. Agjencia për Media dhe Informim, ka njoftuar se ky vendim është miratuar në mbledhjen e qeverisë, e cila u zhvillua më 11 mars të vitit 2026.

Ky vendim thuhet se ka si qëllim rritjen e kontrollit dhe transparencës në funksionimin e basteve sportive online nga subjektet e licencuara. Në vendim parashikohen një sërë kriteresh teknike dhe kërkesash minimale që duhet të plotësojnë sistemet, faqet e internetit dhe aplikacionet përmes të cilave ofrohen bastet sportive online.

Në mënyrë që të garantohet aksesi i ligjshëm në këto platforma, të parandalohen lojrat e paligjshme dhe të mbrohen të dhënat personale, janë përcaktuar rregulla të qarta për identifikimin dhe regjistrimin e lojtarëve.

Vendimi trajton edhe mënyrën e kryerjes së pagesave dhe transaksioneve financiare. Kjo duke përcaktuar se çdo veprim financiar që lidhet me bastet sportive online duhet të regjistrohet dhe të monitorohet në kohë reale nga institucionet përgjegjëse shtetërore.

NJOFTIMI 

Agjencia për Media dhe Informim ju njofton lidhur me Vendimet dhe Projektligjet e miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 11 mars 2026:

•Përcaktimin e standardeve,që kanë të bëjnë me kushtet teknike dhe standardet minimale, që duhet të plotësojnë sistemet/website-t/aplikacionet e basteve sportive on-line të subjekteve të licencuara, të cilat konsistojnë në:

a) kërkesat teknike minimale, që duhet të plotësojnë sistemet, ku administrohen, menaxhohen dhe luhen bastet sportive on-line, duke përfshirë komponentët hardëare dhe softëare;

b) kërkesat për identifikimin e regjistrimin e lojtarëve, me qëllim sigurimin e aksesit të ligjshëm, mbrojtjen e të dhënave dhe parandalimin e lojës së paligjshme;

c) procedurat në lidhje me faturat dhe transaksionet e pagesave, duke siguruar që çdo transaksion të regjistrohet e të monitorohet në kohë reale nga organet përkatëse.

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Ky vendim ka për qëllim përcaktimin e standardeve, që kanë të bëjnë me kushtet teknike dhe standardet minimale, që duhet të plotësojnë sistemet/website-t/aplikacionet e basteve sportive on-line të subjekteve të licencuara, të cilat konsistojnë në:

a) kërkesat teknike minimale, që duhet të plotësojnë sistemet, ku administrohen, menaxhohen dhe luhen bastet sportive on-line, duke përfshirë komponentët hardware dhe software;

b) kërkesat për identifikimin e regjistrimin e lojtarëve, me qëllim sigurimin e aksesit të ligjshëm, mbrojtjen e të dhënave dhe parandalimin e lojës së paligjshme;

c) procedurat në lidhje me faturat dhe transaksionet e pagesave, duke siguruar që çdo transaksion të regjistrohet e të monitorohet në kohë reale nga organet përkatëse;

ç) procedurat lidhur me faturat dhe transaksionet e pagesave;

d) certifikimin e sistemit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI