Flash

Shërbimet mbajnë peshën e punësimit, bujqësia dhe industria me rënie

Lapsi.al 11 March 2026
Shërbimet mbajnë peshën e punësimit, bujqësia dhe

Tregu i punës në Shqipëri ka mbyllur vitin 2025 me sinjale pozitive në terma vjetorë, por sektorët e prodhimit bujqësia dhe industria shënuan rënie të fortë të normave të punësimit.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç arriti në 75,9%, duke me rritje prej 0,4 pikë përqindjeje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, rritje kjo që tregon një angazhim më të lartë të qytetarëve në tregun e punës.

Papunësia ka pësuar një rënie inkurajuese në nivel vjetor, duke zbritur në 8,3% për popullsinë 15 vjeç e lart, çka përbën një përmirësim prej 0,5 pikë përqindjeje në raport me fundin e vitit 2024. Megjithatë, dinamika e brendshme e tregut brenda vitit 2025 tregon një rritje të lehtë të numrit të të papunëve me rreth 0,2 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin paraardhës, që përkon me luhatjet e zakonshme të periudhës së dimrit.

Sa i përket punësimit, shkalla e tij për popullsinë 15 vjeç e lart arriti në 58,5% në fund të vitit 2025. Ky tregues ka shënuar rritje vjetore me 0,9 pikë përqindjeje, duke konfirmuar krijimin e vendeve të punës gjatë gjithë vitit. Edhe në këtë rast, tendenca afatshkurtër tremujore shfaqi një tkurrje modeste prej 0,3 pikë përqindjeje, duke reflektuar stabilizimin e tregut pas fluksit maksimal të aktivitetit ekonomik që zakonisht arrihet gjatë muajve të verës dhe vjeshtës së parë.

Sektori i shërbimeve mbetet motori kryesor i ekonomisë, duke regjistruar një rritje vjetore mbresëlënëse prej 5,6%, çka tregon po tregon orientim të punësimit drejt tregtisë, turizmit dhe teknologjisë.

Në kahun tjetër, bujqësia po përballet me goditjen më të rëndë, duke regjistruar një rënie vjetore prej 9,7% të të punësuarve. Ky trend tregon një braktisje masive të aktivitetit bujqësor, megjithëse një rritje e lehtë prej 1,2% gjatë tremujorit të fundit mund të reflektojë punët intensive të vjeljeve të vjeshtës.

Gjithashtu edhe industria vijoi rënien  e mëtejshme të te punësuarve me -0.7 % në krahasim me tremujorin e fundit 2024./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 11 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.1 lekë dhe do shitet me 83.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:08

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI