Flash

Sherr mes tre personave në Bulqizë/ Reagon policia: Po punohet për kapjen e autorëve

Lapsi.al 11 March 2026
Sherr mes tre personave në Bulqizë/ Reagon policia: Po punohet

Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë ka përfunduar me tre persona të plagosur, ndërsa policia është në kërkim të dy autorëve të dyshuar. Sipas njoftimit të policisë, në konflikt janë përfshirë në një përplasje fizike tre persona, të cilët janë shoqëruar menjëherë nga shërbimet e Policisë në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë për sqarimin e rrethanave.

Uniformat blu bëjnë me dije se, rreth orës 21:00, në ambientet e jashtme të një lokali në qytet, janë mbledhur familjarët e personave të shoqëruar në komisariat. Në këtë moment ka ndodhur një tjetër konflikt fizik mes shtetasve J. C. dhe Y. Sh. me shtetasit R. D., A. K. dhe R. T. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, me qëllim kapjen e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve J. C. dhe Y. Sh, thotë policia.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 11 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.1 lekë dhe do shitet me 83.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:08

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI