Flash

Tani që u rihap TikTok-u, Gjykata Kushtetuese thotë se nuk duhej të ishte mbyllur

Lapsi.al 11 March 2026
Tani që u rihap TikTok-u, Gjykata Kushtetuese thotë se nuk duhej

Gjykata Kushtetuese arsyeton se mbyllja e TikTok një vit më parë nga qeveria e Edi Ramës ka cenuar lirinë e shprehjes. Vendimi u dha sot, një vit pasi Përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve Shqiptarë depozituan një kërkesë në Kushtetuese, ku kërkonin pezullimin e zbatimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për mbylljen e rrjetit social.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, bllokimi i TikTok përbën ndërhyrje në të drejtën për lirinë e fjalës dhe shprehjes, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta. Gjykata thekson se çdo kufizim i tillë duhet të jetë i arsyetuar dhe proporcional me qëllimin që synohet të arrihet.

“Për themelin e pretendimeve, gjykata arriti në përfundimin se ndërprerja e aksesit në platformën TikTok përbën kufizim të lirisë së shprehjes dhe të shtypit dhe për këtë shkak ajo vlerësoi të analizojë këtë kufizim në këndvështrim të kritereve të nënti 17 të Kushtetutës, pra nëse ai është bërë me ligj, për interes publik dhe nëse është respektuar kriteri i përpjesëtimit midis ndërhyrjes dhe gjendjes që e ka diktuar atë”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Gjykata po ashtu arsyeton se vendimi duhej të merrej me ligj dhe jo me VKM. Sipas Gjykatës, VKM-të nuk i japin Këshillit të Ministrave një autorizim të qartë, të posaçëm dhe të parashikueshëm për vendosjen e një mase me karakter të përgjitshëm, siç është ndërprerja e plotë e aksesit të platformës online për të gjithë përdoruesit në të gjithë vendin. Në këto kushte, thekson Gjykata, një VKM nuk mund të konsiderohet akt që detajon një kufizim të parashikuar vetëm nga ligji.

Lexo më tej: Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI