Flash

Gardisti merr në mbrojtje të veçantë Taulant Ballën

Lapsi.al 12 March 2026
Gardisti merr në mbrojtje të veçantë Taulant Ballën

Pas incidentit në seancën e kaluar, ku kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u konfliktua me deputetët e opozitës, sot në tavolinën e tij ku qëndron në Kuvend është parë një gardist. Lidhur me këtë fakt, Flamur Noka ka reaguar duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit për arsyen se përse gardisti po qëndron i vendosur te tavolina e Ballës, gjatë kohës kur seanca vijonte punën.

Në radhën e karrigeve në Kuvend ku ulet Taulant Balla, është vendosur një prej gardistëve. Masa mbrojtëse ndaj kreut të grupit parlamentar të PS vjen pas përplasjes fizike në Kuvend mes tij dhe demokratëve Gazment Bardhi e Klevis Balliu, pas ofendimit të Ballës për Albana Vokshin, “për ty kemi numrin 0900”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite,...

09:09

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI