Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Oscars 2026 zbulon listën e re të prezantuesve të ceremonisë

Lapsi.al 12 March 2026
Oscars 2026 zbulon listën e re të prezantuesve të ceremonisë

Lista e prezantuesve për Academy Awards 2026 është zgjeruar me emra të rinj të Hollywood-it.

Vetëm pak ditë para natës më të madhe të kinemasë, Academy of Motion Picture Arts and Sciences njoftoi prezantuesit e tjerë që do të ngjiten në skenë gjatë ceremonisë së 98th Academy Awards, e cila do të mbahet më 15 mars.

Në listën e re  që do të dorëzojnë çmime përfshihen Nicole Kidman, Channing Tatum, Pedro Pascal, Rose Byrne, Jimmy Kimmel, Delroy Lindo, Ewan McGregor, Wagner Moura, Sigourney Weaver, si dhe dyshja baba e bir Bill Pullman dhe Lewis Pullman.

Më herët ishte konfirmuar se prezantues do të jenë edhe Robert Downey Jr., Anne Hathaway, Priyanka Chopra, Chris Evans, Gwyneth Paltrow, Javier Bardem, Demi Moore, Kumail Nanjiani dhe Maya Rudolph.

Gjithashtu në skenë për të ndarë çmime do të rikthehen edhe fituesit e kategorive të aktrimit në vitin 2025: Adrien Brody, Mikey Madison, Kieran Culkin dhe Zoe Saldaña.

Ceremonia do të prezantohet sërish nga komediani Conan O'Brien, i cili rikthehet për herë të dytë radhazi në rolin e moderatorit.

Gjatë një konference për shtyp më 11 mars, producentët ekzekutivë Raj Kapoor dhe Katy Mullan zbuluan se ceremonia do të sjellë disa surpriza të mëdha, përfshirë ribashkime të veçanta në skenë. Mes tyre do të jetë një ribashkim i aktorëve të filmit Bridesmaids, si dhe një moment special për fansat e Marvel.

Ceremonia do të përfshijë edhe performanca muzikore nga disa prej të nominuarve për Këngën më të Mirë Origjinale. Artistet EJAE, Audrey Nuna dhe Rei Ami do të interpretojnë këngën Golden nga filmi KPop Demon Hunters, ndërsa Miles Caton do të performojë I Lied to You nga filmi Sinners.

Të këshilluara

Rikthehen në skenë The Pussycat Dolls

Grupi i njohur pop The Pussycat Dolls është rikthyer zyrtarisht — këtë herë si një trio. Anëtaret origjinale Nicole Scherzinger, Kimberly Wyatt dhe Ashley Ro...

15:23

Katherine Heigl rikthehet në tapetin e kuq

Katherine Heigl bëri një rikthim surprizë në tapetin e kuq pas dy vitesh mungesë nga eventet publike. Aktorja e serialit Grey's Anatomy mori pjesë të dielën ...

17:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI