Flash

GJKKO dënon 5 anëtarët e grupit kriminal të kánabisit, SPAK çoi çështjen në gjykatë

Lapsi.al 13 March 2026
GJKKO dënon 5 anëtarët e grupit kriminal të

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor duke dënuar 5 të pandehur, anëtarë të një grupi kriminal që akuzohen për kultivim narkotikësh, prodhim dhe shitje narkotikësh si dhe grup i strukturuar kriminal.

Në total ata u dënuan me 56 vite e 9 muaj burg e përkarësisht: Arben Shpati dënohet me 13 vite burg/ 8.8 me gjykim të shkurtuar; Pavlin Shpati, dënohet me 10.6 vite burg/ 7 me gjykim të shkurtuar; Aleksandër Rrasa dënohet 12 vite burg/ 8 me gjykim të shkurtuar; Jeton Kacoli dënohet me 12 vite burg/ 8 me gjykim të shkurtuar dhe Kristjan Plepaj dënohet me 12 vite burg/ 8 me gjykim të shkurtuar.

Në nëntor të vitit 2023 policia e Shkodrës ka gjetur dhe sekuestruar një sasi droge në një banesë të pabanuar në afërsi të lumit Kir dhe sende për përpunimin e lëndës, që posedoheshin nga këta shtetas. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas të organizuar si grup, kishin kultivuar 10 274 bimë cannabisi, në fshatrat Kir dhe Pult.

Të arrestuarit kanë lidhje familjare dhe shoqërore me njëri-tjetrin dhe nga veprimet hetimore dyshohet se kanë bashkëpunuar duke vepruar në formën e grupit kriminal ku secili kishte rolin e tij, nga sigurimi i farave narkotike deri në kultivimin, prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.

Të këshilluara

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit

Izraeli ka nisur sulme të reja drejt kryeqytetit iranian. Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se sulmet e reja synojnë infrastrukturën e regjimit terrorist ir...

08:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI