Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Kapet në Shqipëri 61-vjeçari italian, shkaktoi 2.5 mln € dëm shtetit francez

Lapsi.al 13 March 2026
Kapet në Shqipëri 61-vjeçari italian, shkaktoi 2.5 mln €

Një 61-vjeçar italian është kapur gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim nga Franca. Gjatë kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë u evidentua se shtetasi Vito Cardinale synonte të hynte në vendin tonë, ndërkohë që ndaj tij autoritetet franceze kishin urdhër arresti.

Sipas verifikimeve, Gjykata e Parisit e ka dënuar këtë shtetas në vitin 2024 me 2 vjet burgim, për mashtrim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Hetimet kanë zbuluar se ai ka qenë pjesë e një zinxhiri tregtarësh që, gjatë vitit 2009, ka shmangur pagesën e TVSh-së ndërmjet disa kompanive franceze, duke shkaktuar një dëm prej rreth 2.5 milionë euro për shtetin francez dhe më pas ka pastruar fitimet e këtij aktiviteti kriminal.

Njoftimi:

PKK Rinas/Vijon operacioni ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

I shkaktoi shtetit francez, rreth 2.5 milionë euro dëm, duke shmangur TVSh-në gjatë transaksioneve të disa kompanive franceze, kapet gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri, 61-vjeçari nga Italia.

Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas kanë konstatuar se një shtetas që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë, ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet franceze.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të operacionit “The Wanted”, bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Francë, të shtetasit italian, V. C., 61 vjeç.

Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Parisit, në vitin 2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ishte pjesë e një zinxhiri tregtarësh që qarkullonte kuota ndërmjet kompanive franceze, gjatë vitit 2009, duke shmangur TVSh-në. Gjithashtu, ka rezultuar se ky shtetas ka pastruar fitimet e kësaj veprimtarie kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Francë, për ta finalizuar procedurën për esktradimin e këtij shtetasi.

Të këshilluara

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit

Izraeli ka nisur sulme të reja drejt kryeqytetit iranian. Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se sulmet e reja synojnë infrastrukturën e regjimit terrorist ir...

08:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI