Flash

Mirditë/ Minatori plagoset gjatë punës në minierën e bakrit

Lapsi.al 13 March 2026
Mirditë/ Minatori plagoset gjatë punës në minierën e

Një minator mbeti i plagosur pas një aksidenti në punë. Gjatë turnit të natës në minierën e bakrit në Spaç, minatori 48-vjeçar Edmond Gjikolaj mbeti i plagosur rëndë si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor. Menjëherë pas aksidentit, Gjikolaj u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku fatmirësisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë uniformat blu dhe Inspektoriati i Punës kanë nisur hetimet në terren për të verifikuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë teknike në galeritë e kompanisë "Tete Albania". Ky proces po mbikëqyret nga Prokuroria për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes dhe përgjegjësinë e mundshme të subjektit privat.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI