Flash

Përplasja me ambasadat/ Rama: Nuk lejoj njeri të më shohë nga lart poshtë

Lapsi.al 13 March 2026
Përplasja me ambasadat/ Rama: Nuk lejoj njeri të më shohë

Kryeministri Edi Rama ka pranuar përplasjet me faktorin ndërkombëtar për mbrojtjen ndaj Belinda Ballukut dhe mosheqjes së imunitetit të saj, një ditë më parë në Kuvend, gjë që shkaktoi reagime nga disa përfaqësi diplomatike.

“Një çështje korrupsioni se vetë prokuroria nuk ka ngritur akuzë por për një çështje në hetim, e cila mund të hetohet lirisht pa as më të voglën pengesë dhe e përsëris atë që thashë përpara grupit parlamentar, unë e inkurajoj prokurorinë që të ndjekë dhe të hetojë të gjitha pistat ku mund të mendohet se mund të shfaqet gjatë rrugës ferra e korrupsionit. Deri tani nuk jemi përballë një çështje korrupsioni.

Nga ana tjetër, është e vërtetë që kemi pasur debat me disa nga partnerët tanë lidhur me qasjen ndaj kësaj çështjeje. Dhe sikundër besoj e dinë shumica, por bëjnë sikur s’e dinë pakica, unë në këtë detyrë përfaqësoj Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, interesin e vendit dhe një nga normat e pa diskutueshme të këtij përfaqësimi është t’i shikoj partnerët në sy, të më shikojnë në sy në të njëjtën lartësi. As unë nuk më shkon mendja të shikoj njeri nga lart poshtë po as nuk pranoj të më shikojë njeri nga lart poshtë.

Përtej mënyrës se si është karikatura e pazarit politik, diskutimet tona kanë qenë konstruktive. Nuk ka pasur asgjë si ato që janë thënë sa i përket tensionit apo presionit apo kërcënimit. Këto janë gjëra që nuk ndodhin në ato nivele ku bëhen këto diskutime. Dhe besoj se edhe deklaratat e bëra dje nga disa përfaqësi janë të qarta" - tha Rama.

Lexo më tej: Rama rrëzoi SPAK për Ballukun/ Ambasadat në zi për reformën në drejtësi 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI