Flash

Sulm me armë në Universitetin e Virxhinias, dyshime për lidhje me ISIS

Lapsi.al 13 March 2026
Sulm me armë në Universitetin e Virxhinias, dyshime për lidhje me

Autoritetet amerikane e kanë klasifikuar si akt terrorist sulmin e armatosur që ndodhi në një universitet në shtetin e Virxhinias, ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën.

Sipas FBI, sulmi ndodhi në një sallë të programit të trajnimit për oficerë rezervë (ROTC) në Old Dominion University, në qytetin Norfolk të Virginia. Autori i armatosur hyri në klasë dhe hapi zjarr.

Viktima është identifikuar si nënkoloneli Brandon Shah, instruktor ushtarak që jepte mësim në universitet. Guvernatorja e Virxhinias, Abigail Spanberger, reagoi përmes një deklarate duke theksuar se Shah ishte një instruktor i përkushtuar.

“Nënkoloneli Brandon Shah u vra sot në një klasë të Universitetit Old Dominion ku jepte mësim. Si instruktor i përkushtuar i ROTC, ai ia kushtoi jetën shërbimit ndaj vendit dhe frymëzoi të tjerët të ndiqnin këtë rrugë”, deklaroi ajo.

Studenti neutralizuan autorin

Sipas zyrtares së FBI-së, Dominique Evans, autori u neutralizua nga studentë të programit ROTC që ndodheshin në sallë.

“Në atë klasë kishte studentë që e vunë nën kontroll dhe e vranë. Nuk e di si ta them ndryshe – ata arritën të neutralizonin kërcënimin”, tha Evans, duke shtuar se autori nuk u qëllua me armë zjarri, pa dhënë më shumë detaje për mënyrën si vdiq.

Para se të hapte zjarr, sulmuesi thuhet se bërtiti “Allahu Akbar” (“Zoti është më i madhi”). Autori kishte precedentë për lidhje me ISIS

Autoritetet identifikuan si autor 36-vjeçarin Mohamed Bailor Jalloh, ish-anëtar i Gardës Kombëtare të Virxhinias. Ai ishte deklaruar fajtor në vitin 2016 për tentativë mbështetjeje ndaj Islamic State dhe ishte dënuar me 11 vite burg. Jalloh u lirua nga burgu në vitin 2024.

Sipas FBI-së, sulmuesi synonte të imitonte sulmin e vitit 2009 në bazën ushtarake Fort Hood në Texas, ku psikiatri ushtarak Nidal Hasan vrau 13 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Megjithatë, autoritetet thanë se nuk ka prova që sulmuesi të ketë përmendur luftën në Iran para se të hapte zjarr.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, konfirmoi bilancin e viktimave: një i vdekur dhe dy të plagosur, duke theksuar se ndërhyrja e studentëve dhe reagimi i shpejtë i forcave të rendit “pa dyshim shpëtoi jetë”. Ai shtoi se hetuesit e konsiderojnë ngjarjen një akt terrorist.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI