Flash

Trafik kilometrik, bllokohet autostrada Tiranë-Elbasan (FOTO)

Lapsi.al 13 March 2026
Trafik kilometrik, bllokohet autostrada Tiranë-Elbasan (FOTO)

Autostrada Tiranë–Elbasan është bllokuar këtë pasdite, duke krijuar radhë të gjata automjetesh në drejtim të Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, trafiku është rënduar ndjeshëm nga dalja e tunelit të Krrabës deri në zonën e Bradasheshit, ku është krijuar një kolonë kilometrike mjetesh.

Drejtuesit e automjeteve raportojnë se qarkullimi është pothuajse i paralizuar në disa segmente të aksit, ndërsa mjetet lëvizin shumë ngadalë. Nuk ka ende një njoftim zyrtar mbi shkakun e bllokimit, ndërsa dyshohet se fluksi i lartë i automjeteve dhe një incident në rrugë mund të kenë ndikuar në krijimin e trafikut të rënduar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI