Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

"Vetting" zbardh skemën e dyshimtë të projektit 10 mln euro në Qerret

Lapsi.al 13 March 2026
"Vetting" zbardh skemën e dyshimtë të projektit 10 mln

Një projekt për ndërtimin e një resorti rreth 10 milionë euro në Qerret të Kavajës ka ngritur dyshime për një zinxhir shkeljesh ligjore dhe lidhje të mundshme me drejtoreshën e Tatimeve të Tiranës, Erilinda Lala, dhe bashkëshortin e saj, Taulant Godroli.

Më 16 dhjetor 2024, drejtoresha aktuale e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë, Erilinda Lala, do t’i dhuronte aksionet e veta brenda kompanisë “2D Construction 2025”, ish-“Gea Construction”, ortakes Marsida Dedej, me miratimin e bashkëshortit të saj, Taulant Godroli.

Sipas kërkimeve të “Vetting”, dyshohet se Lala mund të ketë fshehur pasuri në deklarimet pranë ILDKPKI-së, për të mos ekspozuar lidhjet e mëparshme me kompaninë që ka përfituar lejen e ndërtimit për resortin.

Projekti, i parashikuar vetëm 200 metra nga bregdeti i Qerretit, rezulton në kundërshtim me Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Kavajë, i cili përcakton kufizimet e zhvillimit urban në zonë.

Kompania “2D Construction 2025”, ish-“Gea Construction”, u krijua në qershor 2023 dhe fillimisht kishte si bashkëthemeluese Erilinda Lalën dhe Marsida Dedej me nga 50% të aksioneve. Pavarësisht se ishte një kompani e re dhe pa aktivitet të dukshëm financiar, ajo u pajis me licencë për punime ndërtimi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në fillim të vitit 2024.

Të dhënat financiare tregojnë se kompania nuk ka deklaruar të ardhura dhe ka operuar me humbje, ndërsa në deklarimin e pasurisë Lala ka raportuar rreth 40 mijë euro të ardhura nga biznesi gjatë vitit 2023, pa specifikuar burimin e tyre.

“Vetting” ka kërkuar shpjegime nga ILDKPKI, por institucioni i drejtuar nga Evgjeni Bashari nuk ka dhënë koment deri në publikimin e materialit.

Të këshilluara

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit

Izraeli ka nisur sulme të reja drejt kryeqytetit iranian. Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se sulmet e reja synojnë infrastrukturën e regjimit terrorist ir...

08:44

Parashikimi i motit për këtë të premte

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht i qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri mesatare. Reshjet l...

07:55

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI