Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Analiza e DW: Serbët në Kosovë i druhen Ligjit për të Huajt

Lapsi.al 14 March 2026
Analiza e DW: Serbët në Kosovë i druhen Ligjit për të

Pothuajse dy dekada pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia, në Kosovë shumë çështje mbeten të kontestuara. ​Shumë vende ende nuk e njohin Kosovën - përfshirë vetë Serbinë, pesë shtete anëtare të BE‑së dhe ekonomi të mëdha si India, Brazili dhe Indonezia.

Në ndërkohë, Rusia dhe Kina mbështesin qëndrimin e Serbisë për mosnjohjen e Kosovës. Si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, ato kanë siguruar që Kosova të mos ketë vend në Kombet e Bashkuara.

Një popullatë që po zvogëlohet

Brenda Kosovës, çështja kryesore e mosmarrëveshjes është statusi i pakicës serbe. Numrat e saktë janë të vështirë për t'u përcaktuar për shkak të bojkotit të regjistrimit nga serbët e Kosovës, por sipas një vlerësimi të arsyeshëm numri i tyre është rreth 100,000.

Kjo popullatë është duke u zvogëluar prej vitesh ashtu si edhe ajo e shumicës shqiptare pasi njerëzit e lodhur nga dekada disfunksioni kërkojnë një jetë më të mirë diku tjetër.

Tani, serbët që kanë mbetur paralajmërojnë se shumë shpejt largimi mund të mos jetë më zgjedhje, por detyrim. Kjo frikë vjen nga ligji që hyj në fuqi më 15 mars.

Rregullimi i statusit të pakicës serbe në Kosovë

Qeveria e Kosovës thotë, se Ligji për të Huajt është thjesht një mekanizëm për të siguruar që banorët të kenë dokumentet e duhura."Ata që banojnë në Kosovë thjesht duhet të rregullojnë statusin e tyre, ashtu si në çdo vend evropian", tha ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla në një video në rrjetet sociale.

Por shumë serbë të Kosovës kanë frikë, se masa ka për synim për t'i kthyer në shtetas të huaj në shtëpitë e tyre ose t'i detyrojë të largohen përgjithmonë nga Kosova.

Një numër i madh serbësh nuk e njeh legjitimitetin e autoriteteve në Prishtinë. Ata nuk kanë aplikuar kurrë për dokumente të Republikës së Kosovës, duke preferuar të përdorin dokumentet serbe.

Çfarë parashikon ligji?

Ligji kërkon që të huajt të regjistrohen në polici si vizitorë të huaj. Serbët e Kosovës shqetësohen se kjo do të zbatohet edhe për ata që nuk kanë dokumente të Kosovës.

Ata kanë frikë se mund të shkelin rregullin e qëndrimit "90 ditë brenda 180 ditëve”, i cili kufizon qëndrimin e të huajve në maksimum tre muaj brenda gjashtë muajve.

Kufizime të ngjashme vlejnë edhe për përdorimin dhe regjistrimin e veturave me targa serbe që përdoren nga mijëra serbë të Kosovës.

Ministri Sveçla mohon që ligji synon të vështirësojë jetën e serbëve. Ai thekson se ligji daton që nga viti 2013 dhe se e vetmja risi është zbatimi i plotë, i cili është shtyrë dy herë.

Ai këmbëngul se serbët e Kosovës nuk kanë arsye të frikësohen.

"Askush nuk po dëbohet", tha ai. "Ligji ka ekzistuar me vite; ne vetëm po fillojmë zbatimin e tij të plotë."

Serbët e Kosovës raportojnë për vështirësi

Por për shumë serbë, realiteti në terren është ndryshe. "Shumë njerëz ende kanë probleme të marrin dokumentet e Kosovës dhe shtetësinë e Kosovës, për të cilat kanë të drejtë të plotë", thotë Jovana Radosavljevic, drejtoreshë e organizatës New Social Initiative në Mitrovicën veriore.

Organizata e saj ndodhet në pjesën veriore të Mitrovicës së ndarë, ku shumicën e popullsisë e përbëjnë serbët, dhe punon për të promovuar besimin midis grupeve të ndryshme etnike në Kosovë.

Tani, megjithatë, shqetësimi i saj kryesor është se nevoja për të vërtetuar të drejtën për të jetuar në Kosovë po shndërrohet në një "makth” për shumë serbë."Njerëzit nuk po arrijnë t'i plotësojnë kërkesat e administratës së Kosovës. Nëse aplikon për shtetësi, duhet të dorëzosh kopjen e pasaportës, ndërsa Kosova nuk i njeh pasaportat serbe." "Disa prej tyre kanë lindur në Kosovë dhe kanë jetuar këtu gjithë jetën e tyre, por në vend që t'u verifikohet shtetësia, duhet të kalojnë përmes të gjithë procesit të aplikimit."

Ligji për të Huajt është masa e fundit që prek komunitetin serb që nga ardhja në pushtet e kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2021. Masa të tjera përfshijnë: ndalimin e përdorimit të valutës serbe, mbylljen e qendrave shëndetësore në zonat me shumicë serbe, mbylljen e bankave dhe zyrave të postës që përdoren për tërheqjen e pensioneve dhe ndihmave sociale serbe.

I ngarkuari për Kosovëv, Petar Petkovic, nga Zyra për Kosovë e Metohi e qeverisë së Serbisë, e ka quajtur më parë masën si "një goditje të rëndë ekzistenciale për mbi 10,000 serbë". Ai e ka akuzuar qeverinë Kurti se po krijon "kushte të padurueshme" për të përfunduar "spastrimin etnik".

"Një popullatë e lënë në errësirë"

Ilir Deda, ish‑deputet dhe ekspert politik në KIPRED, nuk beson se serbët do të dëbohen. Por ai kritikon mungesën e transparencës që ka nxitur frikë: "Qeveria e Kosovës nuk po i adreson këto frikëra", tha ai, duke shtuar se e njëjta vlen për autoritetet në Beograd dhe Bruksel.

"Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës as vetë nuk e dinë çfarë po ndodh, ndaj nuk mund t'u thonë qytetarëve të tyre se gjithçka do të jetë në rregull. Kemi një popullatë të lënë në errësirë", shton ai.

Një analiste tjetër, Donika Emini, drejtore ekzekutive e organizatës ombrellë në Prishtinë CiviKos Platform, pajtohet se ankesat e serbëve të Kosovës janë "mjaft të drejta", por shton se ligji është "një ligj normal" për të rregulluar statusin e qëndrimit të banorëve të huaj.

Problemi është se situata në Kosovë është ende larg normales. "Ka barriera administrative kudo," tha ajo. "Duhet ta kuptoni sa shumë pengesa ka për të njohur certifikatat e tyre nga Serbia. Disa njerëz nuk mund të regjistrojnë as martesat e tyre, sepse janë martuar në Serbi."

Këto pengesa kanë bërë që shumë njerëz të ndihen të pashpresë. Beogradi pretendon se një e katërta e popullsisë serbe të Kosovës është larguar që nga viti 2022. Nga perspektiva e saj në Mitrovicën e Veriut, Jovana Radosavljevic sheh vetëm që ai numër po rritet. "Me të vërtetë e ndjen këtë atmosferë të zymtë, sikur identiteti yt po mohohet dhe po mbytet," tha ajo. "Njerëzit mund të thonë: 'OK, e dua shtëpinë time, dua të jetoj në shtëpinë time, pavarësisht strukturës institucionale'. Ose mund të thonë: 'Nuk mund të jetoj më kështu', dhe thjesht do të largohen."/DW

Të këshilluara

Një tjetër tërmet i fortë godet Greqinë

Greqia është goditur edhe sot nga një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter. Lëkundjet sizmike ndodhën pasdite. Ato kishin epiqendër n...

18:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI