Flash

Berisha: Kjo është hera e parë që dyert e Europës mbyllen për ne!

Lapsi.al 14 March 2026
Berisha: Kjo është hera e parë që dyert e Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar nga Elbasani qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës. Lideri i opozitës theksoi se shqiptarët festojnë sot më të bindur se kurrë se festën tjetër të keqen ia lanë dimrit, teksa shtoi se Edi Rama dhe Belinda Balluku nuk kanë të ardhme.

Kryedemokrati shtoi gjithashtu se është e trishtë dhe e dhimbshme se në 34 vite kjo është dita e parë e verës në të cilën dyert e Europës u mbyllën për shqiptarët për shkak të veprimeve të pashembullta në historinë e vendeve që shkojnë drejt integrimit nga dyshja Rama-Balluku.

"Së pari, qytetarëve, banorëve të Elbasanit, sot si kryeqyteti i festës për mbarë kombin, u uroj gëzuar Ditën e Verës, festën më të lashtë jo vetëm të shqiptarëve ç’është e vërteta, por edhe të kombeve të tjera, një ditë që ngjall shpresë, frymëzon ripërtëritje, një ditë pra gëzimi.

Dhe sot këtë festë shqiptarët e festojnë më të bindur se kurrë se festën tjetër të keqen ia lanë dimrit dhe Rama me Lubinë të ardhme nuk kanë më. Kjo është dita e fundit e verës që ata i gjen me karrige të thyer ashtu siç janë.

Nuk e meritojnë! Ndaj dhe le të urojmë që ditën e ardhshme të verës, qytetarët e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë ta festojnë siç ua do zemra, ta festojnë me dyer të hapura drejt të ardhmes dhe drejt Europës.

Është e trishtë dhe e dhimbshme se në 34 vite kjo është dita e parë e verës në të cilën dyert e Europës u mbyllën për shqiptarët për shkak të veprimeve të pashembullta në historinë e vendeve që shkojnë drejt integrimit nga dyshja Rama-Balluku. Ndaj dhe le të urojmë dhe të punojmë që dita tjetër e verës të na gjejë sa më afër ëndrrës tonë evropiane," tha Berisha.

Të këshilluara

Maliq, gjendet e vdekur e moshuara në banesë

Në bllokun nr. 2 të qytetit të Maliqit, një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj. Fqinjët njoftuan policinë pasi prej disa kohësh nuk e kishin parë ...

11:18

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesata...

07:55

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI