Flash

Braktisi foshnjën, shpallet në kërkim gruaja nga Korça

Lapsi.al 14 March 2026
Braktisi foshnjën, shpallet në kërkim gruaja nga Korça

Policia e shtetit njofton se ka referuar materialet në Prokurori dhe ka shpallur në kërkim shtetasen M.D., 40 vjeçe, banore e Korçës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Burime zyrtare bëjnë me dije se foshnja e saj, vetëm disa muajshe, është braktisur rreth 4 ditë më parë dhe është lënë në kujdesin e gjyshes, ndërkohë që vendndodhja e saj aktuale mbetet e paqartë.

Policia e Korçës ka dhënë sot detajet e para hetimore për ngjarjen e ndodhur dje, ku foshnja e sapolindur, vetëm 2-muajshe u dërgua fillimisht në Pediatrinë e Spitalit të Korçës në gjendje të rëndë dhe më pas u nis drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Familjarët nga një fshat i Devollit e sollën me urgjencë për trajtim në gjendje të rëndë fëmijën, teksa nga verifikimet dhe marrja në pyetje e mjekëve rezultoi se foshnja kishte lindur para kohe.

Kjo i ka shkaktuar edhe simptoma shëndetësore, kryesisht në organet e frymëmarrjes, në probleme respiratorë.

“Më 13 mars, në spitalin Pediatrik Korçë, i shoqëruar nga prindërit ka shkuar për mjekim në gjendje të rëndë shëndetësore, një foshnjë 2-muajshe, banues në një fshat të rrethit Devoll. Nga veprimet e kryera dhe deklarimet e familjarëve, rezulton se foshnja ka lindur para kohe dhe me probleme respiratorë”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar sot (14 mars).

Më tej sqarohet se “pas trajtimit në spitalin Pediatrik të Korçës, u dërgua në Tiranë, për mjekim të specializuar”.

Aktualisht fëmija vijon të mbahet nën kujdes intensiv nga mjekët pediatër të kryeqytetit.

Hetimet vijojnë bashkë me prokurorinë vendore, për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Policia po punon intensivisht për kapjen e 40-vjeçares, ndërsa fëmija rrezikon të qëndrojë pa kujdesin e prindit, sipas të dhënave zyrtare.

Të këshilluara

Maliq, gjendet e vdekur e moshuara në banesë

Në bllokun nr. 2 të qytetit të Maliqit, një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj. Fqinjët njoftuan policinë pasi prej disa kohësh nuk e kishin parë ...

11:18

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesata...

07:55

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI