Flash

PD zgjedh edhe kreun e ri të degës së Shkodrës

Lapsi.al 15 March 2026
PD zgjedh edhe kreun e ri të degës së Shkodrës

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në garën për zgjedhjen e Kryetarit të PD, Shkodër. Sipas të dhënave nga komisioni i numërimit që publikohen nga mediat, Ardit Çylybyli është zgjedhur kreu i ri kryeqendrës së veriut.

Procesi ka vijuar i qetë që prej mëngjesit dhe deri në zgjedhjen e Çylybylit në krye të demokratëve të Shkodrës. Përballë tij garonte Gentian Ibro.

[caption id="" align="alignnone" width="539"]Ardit Çylybyli - Shqiptarja.com. Në mënyrë të shpejtë dhe të verifikuar me  disa burime ju do të gjeni lajme nga politika e vendit dhe e rajonit,  informacione ekonomike.Mbulon me lajme të gjithë Ardit Çylybyli[/caption]

Më herët u shpallën fituesit për krerët e degëve në Vlorë dhe në Pogradec. Në qytetin bregdetar është zgjedhur kryetare Nada Meçorapaj.

Pas numërimit të votave ajo rezultoi të kishte marrë 496 vota përballë 106 votave që kishte marrë rivalja e saj Darling Banushi. 13 vota ishin të pavlefshme.

Nada Meçorapaj ka qenë më parë deputete dhe sekretare e degës së PD-së në Vlorë.

Ndërsa në degën e PD-së në Pogradec u shpall fitues kandidati Oligert Muçllari që kishte siguruar 247 vota. Kandidati tjetër në garë, Kasëm Galla kishte marrë 224 vota. 6 vota u konsideruan të pavlefshme.

Oligert Muçllari, me profesion ekonomist dhe drejtues i komanduar i degës pas procesit të primareve, kandidonte për herë të parë për drejtimin e degës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr i madh në Berat

Një zjarr ka rënë këtë të diel në ullishtet e fshatit Duhanas të Beratit, duke përfshirë një pjesë të kodrës me pemë ulliri dhe duke u përhapur me shpejtësi në ...

16:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI