Flash

Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç Berishës

Lapsi.al 16 March 2026
Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Nuk ka kandidaturë tjetër

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se nuk ka “kandidatura që deri sot të jenë shpallur, të kenë shpallur ambicie, të kenë shpallur një vizion, një platformë përveç asaj të doktor Sali Berishës” për kreun e PD-së.

“Kryetari patjetër që është organi më i rëndësishëm ndoshta i Partisë Demokratike. Partia në vetvete vendoset dhe fillon nga data 6 qershor sepse Kuvendi cakton Këshillin. Këshilli pastaj cakton Kryesinë, nënkryetarët, sekretariatet, të gjithë pjesën organizative. Unë s'e di të ketë kandidatura që deri sot të jenë shpallur, të kenë shpallur ambicie, të kenë shpallur një vizion, një platformë përveç asaj të doktor Sali Berishës. S'di të ketë tjetër. Nëqoftëse ka tjetër, do ta presim të na shfaqet”, - u shpreh Alimehmeti.

“Kuvendi është në datë 6 qershor, aty zgjidhet Këshilli Kombëtar dhe nga ky moment të gjitha instancat e kupolës së Partisë Demokratike zgjidhen nga Këshilli Kombëtar. Bazuar mbi statutin, është anticipuar se do të ketë dhe disa ndryshime statutore. Nuk e dimë cilat ndryshime janë ato.

Është diskutuar që ka një grup pune për t'i parë këto ndryshime të mundshme të statutit. Do t'i presim se cilat janë, sepse sot jemi deri në këtë njoftim. Doja data të tjera, më herët. Vera vështirëson punën politike. Por, datat janë të caktuara. Vendimet statutore, nëse do ketë, do presim të shohim se kush do propozohet nga grupi i punës. Vetëm grupi i punës di që ka dalë. Jo se çfarë vendimesh do marrin ata”, tha më tej Alimehmeti. /A2 CNN

Të këshilluara

PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën plenare. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita nuk do të marrë pj...

17:48

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI