Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Ndërtime në bregdet, zona të mbrojtura/ KLSH: U sinjalizuan, por nuk u veprua

Lapsi.al 16 March 2026
Ndërtime në bregdet, zona të mbrojtura/ KLSH: U sinjalizuan, por

Një auditim në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nga ana e Kontrollit ë Lartë të Shtetit ka nxjerrë në pah një mungesë koordinimi mes institucioneve duke lejuar si pasojë ndërtime në zona të mbrojtura, muzeale apo turistike.

KLSH që ka marrë në analizë disa vite nga 2020-2024 konstaton se sinjalizimet për ndërhyrje të jashtëligjshme nuk kanë munguar por delegimi në drejtoritë rajonale të Inspektoratit apo në institucione të tjera për mungesë kompetencë ka bërë që reagimi të mungojë. Në rastet kur është konstatuar sipas KLSH se ka pasur shkelje të ligjit dhe është kërkuar prishe e ndërtimit, kjo masë është zvarritur.

“IKMT nuk është angazhuar për kryerjen e inspektimeve të nevojshme, për të garantuar mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme në zona ose objekte me rëndësi kombëtare, pas sinjalizimeve të ardhura nga institucionet e tjera publike (si Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore/ Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Agjencia Kombëtare e Bregdetit/ Agjencitë Rajonale të Bregdetit, administrata e zonave të mbrojtura, etj.). Në rastet kur ka vendim prishje, vijon të mos jenë ekzekutuar, duke sjell më pas dhe rritjen e rasteve të ndërtimeve të kundërligjshme” thuhet në auditim.

KLSH e nis me vitin 2020 ku sipas audituesve ka pasur 4 raste të sinjalizuara nga Agjencia Kombëtare e Bregdeteve për punime të kundërligjshme në zona bregdetare, 4 raste të sinjalizuara nga AKZM për punime të kundërligjshme në zona të mbrojtura, 5 raste të sinjalizuara nga IKTK/ DRTK për punime të kundërligjshme në zona muzeale/ monumente kulture.

Një pjesë e mirë e këtyre rasteve janë deleguar nga Kryeinspektori por në asnjë nga rastet e cituara nuk rezulton që IKMT, me grup pune të përbashkët me përfaqësues të institucioneve publike të sipërpërmendura, të ketë verifikuar situatën në vend e, në rast të konstatimit të shkeljeve, të ketë zbatuar procedurat ligjore në fuqi.

E njëjta situatë madje në një nivel më të lartë sinjalizimesh është raportuar edhe në vitin 2024 dhe panorama është e ngjashme.

Në këtë kontekst KLSH ka rekomanduar të merren masa për zhvillimin e inspektimeve për verifikimin e sinjalizimeve nga institucionet publike përgjegjëse për monitorimin e zonave me rëndësi kombëtare (përfshirë zonat bregdetare, zonat e mbrojtura dhe zonat e trashëgimisë kulturore/ zonat muzeale), nëpërmjet strukturave të IKMT, me përfaqësues të përbashkët me institucionin sinjalizues, si dhe ndjekjen e hapave të mëtejshëm në rast të konstatimit të kundërvajtjeve, deri në trajtimin përfundimtar të çështjeve dhe kthimin përgjigje ministrive/ institucioneve përkatëse./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI