Flash

Bayern me portierin e pestë: Prescott, 16-vjeçari “që mund të luajë edhe në mesfushë”

Lapsi.al 16 March 2026
Bayern me portierin e pestë: Prescott, 16-vjeçari “që

Ndoshta pas fitores 6-1 në ndeshjen e parë në portë mund të vendosin edhe një karrige, por Bayern Munich praktikisht është pa portierë për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të UEFA Champions League kundër Atalantës. Manuel Neuer dhe Sven Ulreich (përkatësisht i pari dhe i treti në hierarki) janë jashtë për shkak dëmtimi, Jonas Urbig (i dyti) është në dyshim shumë të madh dhe edhe 18-vjeçari Leon Klanac, portier i ekipit të dytë të bavarezëve dhe teknikisht i katërti në skuadër, ka një problem muskulor.

Po atëherë? Atëherë Vincent Kompany do të hedhë nga minuta e parë Leonard Prescott, 16-vjeçarin që zakonisht mbron portën e ekipeve të moshave dhe që kundër bergamaskëve do të bëjë debutimin e tij absolut mes profesionistëve.

Kush është Prescott

I lindur në New York City dhe i rritur në Berlin (ka pasaportë të dyfishtë gjermane dhe amerikane), portieri 196 centimetra i gjatë i kombëtares gjermane U17 ka ardhur te Bayern në vitin 2023 nga 1. FC Union Berlin dhe që nga maji i kaluar stërvitet me ekipin e parë, ku trajnerët e portierëve Michael Rechner dhe Andreas Rössl e vlerësojnë shumë për refleksin në portë dhe për aftësinë me topin në këmbë, aq sa trajneri i ekipit të të rinjve të bavarezëve për të thotë se “teknikisht është aq i mirë sa mund të luajë edhe në mesfushë”.

Nëse kundër Atalantës do të jetë radha e tij (natyrisht do të luajë në portë…), përveçse do të bëjë debutimin mes profesionistëve në një ndeshje të 1/8-ave të Champions League – gjë që nuk i ndodh kujtdo – ai do të hyjë edhe në historinë e Bayern, sepse lojtari i lindur në 2009 do të bëhej futbollisti i dytë më i ri në histori që debuton me klubin bavarez pas Paul Wanner (anësori austriak, sot 20 vjeç, që në vitin 2022 hyri si zëvendësues në një ndeshje të Bundesliga në moshën 16 vjeç e 15 ditë).

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI