Flash

“Do zoti ka të tjera..."/ Si "shkrihet" Taulant Balla për një orë që do ia falin

Lapsi.al 17 March 2026
“Do zoti ka të tjera..."/ Si "shkrihet" Taulant Balla

Një moment i pazakontë që është kapur nga kamerat sipas asaj që transmeton Syri Tv. Në fokus ka qenë telefoni i deputetit socialist, Taulant Balla, sipas një fotoje që po qarkullon në internet.

Në pamjet e publikuara nga deputetët e PD, shihet një bisedë me mesazhe, ku në ekran shfaqet edhe një fotografi e një ore luksoze që duket se i është dërguar atij nga një person tjetër.

Sipas përmbajtjes së mesazheve që dallohen në foto, Balla e cilëson orën si “të papame”, ndërsa bashkëbiseduesi i tij i përgjigjet: “E meriton pas asaj dite”.

Nuk dihet ende se kush është personi që fshihet pas dhuratës, por ajo që të bën përshtypje është ngazëllimi që përjeton kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste për një orë.

Bisedas:

- Po pra është e papame

–  E meriton pas asaj dite

– Dhe do Zoti duhet të ketë të tjera

– Ashtu të… të nisë diçka që më thuaj se kjo është e imja..

– Po

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI