Flash

Komisioni Europian nxjerr zbuluar qeverinë shqiptare:S’ka afat për nisjen e IPARD III

Lapsi.al 17 March 2026
Komisioni Europian nxjerr zbuluar qeverinë shqiptare:S’ka afat

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka deklaruar disa ditë më parë se është në proces akreditimi të procedurave të reja dhe në pritje të përmbylljes së marrëveshjes së financimit me Komisionin Europian për programin IPARD III.

Ndërkohë Komisioni Europian i është përgjigjur interesit të Report TV për këtë çështje, ku në një reagim, thekson se autoritetet shqiptare po shqyrtojnë masat korrigjuese të parashikuara, për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.

Po ashtu, në reagimin e tij Komisioni Europian ndryshe nga Ministria e Bujqësisë në Shqipëri, pretendon se ende nuk mund të jepet një autorizim për fondet IPARD III. Kjo pasi sipas Komisionit Europian, autoritetet shqiptare duhet të kërkojnë që t’u besohet menaxhimi i këtyre fondeve, në përputhje me marrëveshjet dypalëshe dhe procedurat përkatëse. Por kjo kërkesë sipas Komisionit Europian, ende nuk është bërë nga autoritetet shqiptare dhe rrjedhimisht nuk ka një datë apo afat për dhënien e autorizimit për zhbllokimin e fondeve IPARD III.

“Është në zhvillim një procedurë dypalëshe midis Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare për të siguruar që masat e duhura korrigjuese të vendosen nga autoritetet kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur.

Para nisjes së IPARD III, autoritetet shqiptare duhet të kërkojnë që t’u besohet menaxhimi i fondeve të IPARD III në përputhje me marrëveshjet dypalëshe dhe procedurat përkatëse. Meqenëse Komisioni Evropian nuk ka marrë një kërkesë të tillë për momentin, nuk është e mundur të thuhet se kur mund të jepet ky autorizim”, thuhet mes të tjerash në reagimin e Komisionit Europian.

Po ashtu Komisioni Europian i ka kërkuar autoriteteve shqiptare që ta marrin shumë seriozisht këtë çështje, pasi sipas tyre, bëhet fjalë për mbrojtjen e fondeve të BE-së në Shqipëri.

“Duke qenë se bëhet fjalë për paratë e taksapaguesve të BE-së, ne presim që autoritetet shqiptare ta marrin këtë çështje shumë seriozisht”, thuhet më tej në reagimin e Komisionit Europian.

Kujtojmë se fondet e IPARD u bllokuan para rreth 3 vitesh nga Brukseli pas dyshimeve për abuzime nga zyrtarët e institucioneve shqiptare.

IPARD III ka 9 masa në total dhe vlera e parave që pritet të përfitojnë fermerët shqiptar është 112 milionë euro. Ky program do të mbështesë fusha si infrastruktura rurale, ndërtim tregjesh, për Agro-përpunim apo Agro-turizëm, pylltari, asistencë teknike e këshillim./ Report Tv

Të këshilluara

Tërmet në Janinë

Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë ditën e sotme, duke shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët. Lëkundjet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ndodhën në...

15:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI