Flash

Projektrezoluta/ Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist

Lapsi.al 17 March 2026
Projektrezoluta/ Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur në parlament para zhvillimit të seancës plenare, por opozita nuk është e pranishme.

Në konferencë u miratua futja e projektrezolutës për shpalljen e Iranit “shtet financues të terrorizmit” në rendin e ditës.

Në përmbajtjen e pikave të draftit, dënohen sulmet kibernetike të atribuara Iranit ndaj institucioneve shqiptare, përfshirë edhe sulmin më të fundit ndaj faqes së Kuvendit. Ndërkohë, Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar mbledhjen si një proces jashtë standardeve parlamentare.

Sipas tij, bëhet fjalë për një seancë të thirrur pa një rend dite të miratuar zyrtarisht dhe në kundërshtim me procedurat e parashikuara në rregullore, duke e konsideruar atë si një nismë që lidhet me interesa politike të drejtuesve politik të Partisë Socialiste.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 17 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI