Flash

U kapën me ushtarin e Hajrullës, detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi

Lapsi.al 17 March 2026
U kapën me ushtarin e Hajrullës, detaje nga arrestimi i dy

Autoritetet në Kosovë arrestuan më 10 shkurt 2026 tre shtetas të huaj dhe një shtetas shqiptar, në lidhje me dyshime për plane kriminale në Shqipëri. Lajmi u bë publik në emisionin investigativ ‘Në Shënjestër’ nga gazetarja dhe autorja Klodiana Lala.

Në mesin e të arrestuarve janë Dimitri Kirilin, shtetas rus, dhe dy shtetas bjellorusë, Aliaksander Padhaiskii dhe Pavel Petrov. Po ashtu u arrestua Gerald Brahimaj, i dyshuar si anëtar i grupit të Inez Hajrulla.

Autoritetet dyshojnë se grupi po planifikonte kryerjen e vrasjeve në Shqipëri. Sipas raportimeve, largimi i tyre nga Shqipëria u ndërpre pas bllokimit të dy makinave në Babicë të Madhe. Automjetet e bllokuara, një Nissan dhe një Audi Q5 me targa të huaja, përmbanin tre bidona benzinë dhe u konfiskuan gjithsej 112 kampionë të vlefshëm për ADN.

Kirilin dhe bjellorusët dyshohet të kenë lëvizur në shoqërinë e njerëzve të lidhur me Hajrulla, ndërsa Brahimaj dyshohet t’i ketë shoqëruar gjatë kalimit të kufirit në rrugë ilegale. Autoritetet e Kosovës i dyshojnë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe hetimet e mëtejshme do të kërkojnë informacion shtesë mbi aktivitetet e tyre./ News 24

Të këshilluara

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri ka përfshirë një kodër të fshatit Somotinë në Pogradec. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë sipërfaqe me dushk dhe shku...

19:00

Tërmet në Janinë

Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë ditën e sotme, duke shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët. Lëkundjet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ndodhën në...

15:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI