Flash

Agron Shehaj shpjegon pse shqiptarët paguajnë naftën më të shtrenjtë në rajon (VIDEO)

Lapsi.al 18 March 2026
Agron Shehaj shpjegon pse shqiptarët paguajnë naftën më

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka shpjeguar me fjalë të thjeshta arsyen përse shqiptarët po paguajnë për karburantin, çmimin më të lartë për litër në krahasim me qytetarët e vendeve të rajonit si Kosova, Serbia apo edhe Maqedonia.

Sipas Shehajt, arsyeja është sepse Shqipëria ka taksat mbi karburantin më të larta në të gjithë rajonin.

Në Shqipëri, sipas shpjegimit të kreut të Mundësia, në vlerën që qytetarët paguajnë për karburant, pothuajse 60% e saj i shkon shtetit, për kontrast nga vendet e tjera, ku kjo shifër llogaritet 20% më pak se në vendin tonë.

“Arsyeja pse qytetarët shqiptarë paguajnë shumë më shumë për çdo litër nafte janë taksat që Edi Rama i ka vendosur mbi naftë”, shprehet Shehaj.

Kreu i Mundësia shprehet se “ditën që ne do të jemi në Qeveri, Shqipëria do të ketë taksat mbi naftën më të ulëta se çdo vend tjetër i rajonit”.

Deklarata e plotë e Agron Shehajt:

Sot çmimi i naftës ka arritur 199 lekë/litër. Në euro janë pothuajse 2.07–2.08 €/litër.

Ndërkohë, kjo është foto e bërë sot në një pikë karburanti në Kosovë. Çmimi i naftës është 1.54 €/litër. Në Maqedoni 1.51 €/litër. Në Serbi 1.77 €/litër.

Dhe e dini cila është arsyeja? Sepse Shqipëria ka taksat mbi karburantin më të larta në të gjithë rajonin. Në Shqipëri pothuajse 60% e asaj vlerës i shkon shtetit shqiptar. Kurse në vendet e tjera flasim për rreth 40%. Kështu që Rama t’i lërë broçkullat sepse arsyeja pse qytetarët shqiptarë paguajnë shumë më shumë janë taksat që Edi Rama iu ka vendosur mbi naftë. Ditën që ne do të jemi në Qeveri, Shqipëria do të ketë taksat mbi naftën më të ulëta se çdo vend tjetër i rajonit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI