Flash

Aleatët e NATO-s nuk morën pjesë në operacionin në Nushticën e Hormuzit/ Reagon Trump

Lapsi.al 18 March 2026
Aleatët e NATO-s nuk morën pjesë në operacionin në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar ashpër Gjermaninë dhe vendet e tjera të NATO-s për mosofrimin e ndihmës në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Qëndrimi i aleatëve është "mjaft shokues", tha Trump në Shtëpinë e Bardhë. Trump u shpreh i zhgënjyer me aleatët. "Mendoj se NATO po bën një gabim shumë të trashë". Ky rast ishte një provë për aleancën, shtoi Trump.

"Ne e ndihmuam Ukrainën, por ata nuk po ndihmojnë me Iranin, edhe pse të gjithë e pranojnë se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore", kritikoi Trump. "Ne si Shtete të Bashkuara do ta mbajmë mend këtë sepse e shohim si mjaft tronditëse", tha Trump në një pritje për kryeministrin irlandez, Micheál Martin në Shtëpinë e Bardhë.

Trump risolli në vëmendje sërish edhe mundësinë e një tërheqjeje të SHBA-së nga NATO: "Kjo është padyshim diçka për të cilën duhet të mendojmë", tha ai. "Nuk kam nevojë që Kongresi të marrë atë vendim". Megjithatë, në vitin 2023, Kongresi Amerikan miratoi një ligj që kërkon miratimin e Kongresit për çdo tërheqje të mundshme.

Trump me kritika ndaj Gjermanisë

Trump kritikoi gjithashtu Gjermaninë në këtë kontekst. Ai tha se qeveria gjermane kishte deklaruar se nuk kishte të bënte me luftën e Iranit dhe për këtë arsye nuk donte të përfshihej në Ngushticën e Hormuzit. Në të njëjtën kohë, megjithatë, Gjermania beson se SHBA-të dhe Izraeli kishin "bërë diçka të madhe" duke eliminuar udhëheqjen iraniane. Kancelari Friedrich Merz theksoi të hënën (16.03.): "Ne nuk marrim pjesë në këtë luftë; e kemi thënë këtë që nga dita e parë". Ky refuzim vlen edhe për sigurinë ushtarake të Ngushticës së Hormuzit.

Të dielën, Trump u kërkoi partnerëve të NATO-s të mbështesin SHBA-në për të siguruar Ngushticën e Hormuzit kundër sulmeve iraniane ndaj anijeve cisternë të naftës. Presidenti kërcënoi se mungesa e ndihmës do të ishte "shumë e keqe" për të ardhmen e aleancës. Megjithatë, Gjermania dhe vendet e tjera të NATO-s e hodhën poshtë unanimisht kërkesën e Trump. NATO është një aleancë mbrojtëse. Nëse një nga anëtarët e saj sulmohet, mund të përdoret Neni 5: shtetet e tjera janë të detyruara të ofrojnë ndihmë. Deri më tani, Neni 5 është përdorur vetëm një herë: më 12 shtator 2001, një ditë pas sulmeve terroriste ndaj SHBA-së. Neni 5 nuk zbatohet nëse një vend i NATO-s fillon një luftë - siç është rasti me luftën aktuale me Iranin./DW

Të këshilluara

Kryemadhi pas daljes nga GJKKO: Gjyq politik

Ish-deputetja Monika Kryemadhi e ka quajtur procesin e saj dhe të Ilir Metës si farsë. Gjatë fjalës së saj pasi doli nga GJKKO, Kryemadhi deklaroi se ky gjyq ës...

11:56

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI