Flash

Hetim për vdekje nga pakujdesia në spitalin e Elbasanit, procedohen dy mjeke

Lapsi.al 18 March 2026
Hetim për vdekje nga pakujdesia në spitalin e Elbasanit, procedohen dy

Dy mjeke të Urgjencës në spitalin e Elbasan janë vënë nën hetim, pas një kallëzimi për vdekje të dyshuar nga pakujdesia gjatë trajtimit mjekësor.

Sipas burimeve zyrtare, materialet janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetaseve E. R. dhe Xh. T., të dyshuara për shkelje në ushtrimin e detyrës.

Hetimi ka nisur pas kallëzimit të bërë nga shtetasja E. T., e cila pretendon se nëna e saj, L. Gj., 63 vjeçe, ka humbur jetën në pavijonin e urgjencës, si pasojë e pakujdesisë gjatë trajtimit mjekësor.

Prokuroria pritet të kryejë veprime të mëtejshme për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Të këshilluara

Kryemadhi pas daljes nga GJKKO: Gjyq politik

Ish-deputetja Monika Kryemadhi e ka quajtur procesin e saj dhe të Ilir Metës si farsë. Gjatë fjalës së saj pasi doli nga GJKKO, Kryemadhi deklaroi se ky gjyq ës...

11:56

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI