Flash

Kim Jong Un fiton zgjedhjet me... 99.3% të votës popullore

Lapsi.al 18 March 2026
Kim Jong Un fiton zgjedhjet me... 99.3% të votës popullore

Partia në pushtet e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka shpallur fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare, duke marrë pothuajse 100% të votave.

Sipas mediave shtetërore, 687 deputetë janë zgjedhur në Asamblenë Popullore, të gjithë nga Partia e Punëtorëve në pushtet.

Zgjedhësit nuk kishin zgjedhje reale, pasi në çdo zonë paraqitej vetëm një kandidat i përzgjedhur nga partia. Qytetarëve u kërkohej thjesht të miratonin ose refuzonin emrin në fletën e votimit. Pjesëmarrja zyrtare u raportua 99.9%, sipas agjencisë shtetërore KCNA, ndërsa kandidatët e Kim Jong Un morën 99.3% të votave.

Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen çdo pesë vite, por këto u shtynë për t’u përputhur me kongresin e Partisë së Punëtorëve. Më parë, zgjedhjet janë shtyrë vetëm dy herë: gjatë Lufta Koreane dhe pas vdekjes së Kim Il Sung në vitin 1994.

Për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2023, votuesit patën mundësi të refuzonin kandidatin. Në këto zgjedhje, rreth 0.7% votuan kundër, një rritje krahasuar me 0.1% më parë, por ende një nivel shumë i ulët kundërshtimi.

Asambleja e re do të mblidhet më 22 mars për të shqyrtuar planin pesëvjeçar, që përfshin zgjerimin e arsenalit bërthamor dhe zhvillimin e raketave me rreze të gjatë.

Ndërkohë, motra e liderit, Kim Yo-jong, është promovuar në një post të rëndësishëm në parti dhe konsiderohet një nga figurat më të fuqishme në vend.

Ajo shihet edhe si një lidere e mundshme e përkohshme deri në momentin kur vajza e Kim, Kim Ju-ae, e konsideruar si pasardhëse, të marrë drejtimin.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI