Flash

Konfindustria kërkon masa urgjente kundër rritjes së karburanteve dhe ulje taksash

Lapsi.al 18 March 2026
Konfindustria kërkon masa urgjente kundër rritjes së karburanteve

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë masa të menjëhershme për të përballuar thellimin dhe zgjatjen e papërcaktuar të krizës së karburanteve, të shkaktuar nga zhvillimet e fundit në Gjirin Persik. Në reagimin e saj, Konfindustria kërkon hartimin dhe zbatimin urgjent të një pakete fiskale lehtësuese për të frenuar rritjen e çmimeve në treg.

Sipas Konfindustrisë, paketa e parë antikrizë duhet të mbështetet në dy shtylla kryesore. Së pari, kërkohet që të gjitha të ardhurat shtesë në buxhet nga TVSH-ja mbi çmimet e rritura të karburanteve, krahasuar me periudhën para krizës, të rikthehen drejtpërdrejt te qytetarët dhe bizneset përmes uljes së çmimit final. Së dyti, organizata propozon uljen e taksës së qarkullimit të automjeteve deri në nivelin e rritjes së të ardhurave nga TVSH-ja e karburanteve.

Një masë e tretë e konsideruar thelbësore është ngritja e një mekanizmi institucional për vendosjen e një çmimi tavan për shitjen me pakicë të karburanteve. Sipas Konfindustrisë, kjo do të shmangte që ulja e barrës fiskale të përkthehej vetëm në rritje të fitimeve për tregtarët, në një treg të perceptuar si oligopol.

Aktualisht, çmimet me pakicë të karburanteve në vend kanë arritur deri në 200 lekë për litër dhe pritet të vijojnë rritjen. Konfindustria paralajmëron se kjo situatë mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë, industrinë dhe qytetarët.

Reagimi:

Konfindustria, duke marrë shkak nga thellimi dhe zgjatja e papërcaktuar në kohë e krizës së karburanteve për shkak të luftës në Gjirin Persik, kërkon nga qeveria ndërtimin dhe zbatimin e shpejtë të paketës fiskale lehtësuese të çmimeve në treg. Konfindustria kërkon, që paketa e parë fiskale antikrizë të përfshijë të paktën dy shtylla: Së pari, gjithë shtesa e të ardhurave në buxhet nga zbatimi i TVSH-së mbi çmimet e rritura të karburanteve krahësimisht me kohën e parakrizës, të rikthehet drejpërdrejtë për qytetarët dhe bizneset në çmimin fundor. Së dyti, të ulet taksa e qarkullimit të automjeteve deri në masën e rritjes së të ardhurave absolute në buxhet nga TVSh-ja e karburanteve krahësimisht me çmimet në kohën parakrizë.

Masa e tretë e domosdoshme shoqëruese e paketës është ndërtimi i mekanizmit institucional për përcaktimin e çmimit tavan të shitjes me pakicë të karburanteve me qëllim që ulja e peshës fiskale të mos përfundojë vetëm në shtimin e fitimeve për tregëtarët oligopol. Çmimet me pakicë në treg kanë kapur kufijtë e 200 lekë/litër dhe kahu është për rritje të mëtejshme, që mund të krijojë pasoja shkatërruese për ekonominë, industritë dhe qytetarët. Shqipëria ka çmimet më të larta të karburanteve në rajon dhe rritja e mëtejshme do rrezikonte një krizë ekonomike të plotë dhe me pasoja të rënda shumëpërmasore, deri në qëndrueshmërinë politike dhe rendin kushtetues të vendit.

.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 18 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë. Ndërkohë euro do blihet me 95.7 lekë dhe do...

08:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI