Flash

Kryemadhi pas daljes nga GJKKO: Gjyq politik

Lapsi.al 18 March 2026
Kryemadhi pas daljes nga GJKKO: Gjyq politik

Ish-deputetja Monika Kryemadhi e ka quajtur procesin e saj dhe të Ilir Metës si farsë. Gjatë fjalës së saj pasi doli nga GJKKO, Kryemadhi deklaroi se ky gjyq është politik.

Më tej, Kryemadhi ka theksuar se vetë gjyqtarja Irena Gjoka ka pranuar se nuk ka asnjë provë, ndërsa sipas saj prokurorët thonë akuzat janë perceptime.

“Avokati është i indinjuar se kishte pritshmëri, unë nuk kisha asnjë pritshmëri te drejtësia e Edi Ramës. Tani do shohim Big Brother e Drejtësisë. Do ta shohin mjerimin ligjor të sistemit të drejtësisë. Një gjë të mirë bëri gjyqtarja, renditi 10 fakte që nuk i përmendi prokuroria. Akuzohem me Adrian Shatkun, por ai nuk është marrë në pyetje.

Analizën financiare e ka bërë një eksperte që dy javë pasi dorëzoi analizën, u kandidua për bordin dhe u përdor aty. Kjo është një drejtësi qesharake. Në Strasburg, zotit Meta i jep një shans të madh, edhe për të treguar miliona dollarë që janë paguar për një sistem drejtësie. Nuk jam e surprizuar, jam e bindur që është gjyq politik.

Fatin tonë në dorë nuk e ka as GJKKO, as prokuroria, por e kemi vetë në dorë. Është betejë në opinionin publik, beteja ligjore ka mbaruar. Beteja jonë është me vetveten dhe me Zotin, marrëdhënien tonë e kemi me Zotin. Sa i përket vendimit të sotëm, ishte vendim nën presion. Gjyqtarja pranoi se në dosje nuk ka asnjë provë. Vetë prokurorët thonë akuzat janë perceptime. Unë di t’ju them që në dosje nuk ka asgjë. Tani do kënaqeni”, Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI