Flash

Nafta arrin mbi 2 mijë lekë për litër në Shqipëri, Rama: Rritja e moderuar!

Lapsi.al 18 March 2026
Nafta arrin mbi 2 mijë lekë për litër në Shqipëri,

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës në kuadër të situatës së krijuar nga kriza globale e çmimeve, pas zhvillimeve të fundit të lidhura me luftën në Iran.

Gjatë takimit Rama pretendoi se, ndonëse në bursat ndërkombëtare është regjistruar një rritje e çmimit të naftës deri në 40%, në Shqipëri kjo rritje ka qenë më e moderuar. Ai vlerësoi qasjen e operatorëve të tregut, duke e cilësuar atë si të përgjegjshme në këtë fazë të krizës.

Kryeministri kujtoi gjithashtu përvojën e krizës së mëparshme të shkaktuar nga agresioni rus ndaj Ukrainë, duke theksuar se shteti është detyruar të marrë rol aktiv në menaxhimin e situatës në tregun e karburanteve.

Sipas Ramës, sfida mbetet e hapur pasi askush nuk mund të parashikojë se si do të evoluojë çmimi i naftës në bursë apo kur do të përfundojë kriza. Ai bëri të ditur se rezervat aktuale të kompanive konsiderohen të mjaftueshme për rreth 30 ditë, ndërsa në kontrata janë të garantuara furnizime deri në 100 ditë.

Në këtë kuadër, qeveria është duke punuar për forcimin e rezervës shtetërore të naftës, me synimin që ajo të arrijë një kapacitet fizik prej rreth 100 ditësh. Rama njoftoi gjithashtu një nismë për futjen në treg të një faktori shtetëror si distributor garant dhe shumice, që sipas tij do të ndihmojë në stabilizimin e tregut dhe lehtësimin e punës për operatorët.

Të këshilluara

Kryemadhi pas daljes nga GJKKO: Gjyq politik

Ish-deputetja Monika Kryemadhi e ka quajtur procesin e saj dhe të Ilir Metës si farsë. Gjatë fjalës së saj pasi doli nga GJKKO, Kryemadhi deklaroi se ky gjyq ës...

11:56

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI