Flash

Spice Girls anulojnë ribashkimin për 30-vjetorin

Lapsi.al 18 March 2026
Spice Girls anulojnë ribashkimin për 30-vjetorin

Grupi legjendar britanik Spice Girls ka anuluar planet për ribashkimin e shumëpritur me rastin e 30-vjetorit të tyre, pasi nuk arriti të organizojë projektin në kohë.

Victoria Beckham, Melanie Brown, Melanie Chisholm, Geri Halliwell dhe Emma Bunton thuhej se po planifikonin një seri performancash për të shënuar tre dekada nga publikimi i hitit të tyre debutues “Wannabe”.

Megjithatë, sipas raportimeve, këto plane kanë dështuar pasi anëtaret nuk arritën një marrëveshje përfundimtare në kohë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Mel C gjatë një interviste të fundit, ku ajo theksoi se nuk do të ketë ribashkim për këtë përvjetor të rëndësishëm.

“Është një moment i madh për ne, por nuk ka ribashkim,” u shpreh ajo, duke shtuar se grupi mbetet në kontakt dhe nuk përjashton mundësinë e një rikthimi në të ardhmen.

Spice Girls u shpërbënë zyrtarisht në vitin 2000 dhe hera e fundit që u ngjitën bashkë në skenë ishte gjatë ceremonisë përmbyllëse të Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012. Megjithatë, katër prej tyre u rikthyen në turne në vitin 2019, pa pjesëmarrjen e Victoria Beckham.

 

Të këshilluara

Çmimet Oscar 2026: Lista e plotë e fituesve

Ceremonia e 98-të e çmimeve Oscar u mbajt ditën e djeshme në Dolby Theater në Los Angeles, duke bashkuar yjet më të mëdhenj të Hollywood-it në një mbrëmje spekt...

14:25

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI