Flash

Takim Kurti-Vuçiç, Kallas: Vështirë të ulen në një tryezë së shpejti

Lapsi.al 18 March 2026
Takim Kurti-Vuçiç, Kallas: Vështirë të ulen në

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, paralajmëroi se një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç mund të ndodhë së shpejti, pasi Kosova pranoi të përfshijë masa lehtësuese për serbët në Ligjin për të Huajt dhe atë për Automjete.

Në të vërtetë, rikthimi në një tryezë i Kurtit dhe Vuçiçit shihet i vështirë edhe tani, pas zhvillimeve në Kosovë dhe Serbi. Gjykata Kushtetuese pritet të sqarojë situatën me zgjedhjen e presidentit dhe një skenar i mundshëm mbeten zgjedhjet e reja. Ndërsa në Serbi, kërkesat për zgjedhje vijojnë të jenë në qendër të zhvillimeve politike.

Analisti Afrim Kasolli shprehet:

“Janë këto dinamika të cilat do ta përcaktojnë mundësinë e një takimi të tillë, por personalisht konsideroj të gabuar çdo nismë për takime të tilla, sidomos pas sjelljeve të fundit të Serbisë. Ne kemi parë që shteti serb po pajiset me raketa supersonike kineze, të cilat bien në kundërshtim me qëllimet e tij formale për ta harmonizuar politikën e tij të jashtme dhe të sigurisë me Bashkimin Europian”.

Kurti kishte nxjerrë tri kushte për vijim të dialogut me Serbinë, përkundërse takimet në nivel kryenegociatorësh kanë vijuar edhe gjatë vitit të kaluar. Ndër të tjera ishte edhe dorëzimi i Millan Radojeçiç, njeriut që organizoi sulmin terrorist të Banjskës.

Analistët mendojnë se Kosova duhet të kërkojë nga Bashkimi Europian të ndryshojë qasjen ndaj Serbisë dhe të mos pranojë të ulet në të njëjtën tryezë.

“Tolerimet e vazhdueshme vetëm sa e inkurajojnë Serbinë të sillet në këtë mënyrë të dyfishtë dhe ta vazhdojë politikën e saj duale, edhe me vendet lindore, Rusinë e Kinën, dhe në të njëjtën kohë ta shfrytëzojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian vetëm si kartë formale, i cili në të vërtetë po i shërben jo normalizimit të raporteve me Kosovën, por pikërisht mbajtjes pezull të këtyre raporteve”, vijon Kasolli.

Kurti dhe Vuçiç herën e fundit ishin takuar në shtator 2023, pak ditë para sulmit në Banjskë, ndërsa më vonë pati vetëm takime të ndara me Kallas dhe liderët e vendeve europiane.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI