Flash

Zelensky paralajmëron mungesë raketash: Lufta në Lindjen e Mesme po dobëson Ukrainën

Lapsi.al 18 March 2026
Zelensky paralajmëron mungesë raketash: Lufta në Lindjen e Mesme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se vendi i tij mund të përballet me një deficit raketash për shkak të zhvendosjes së burimeve ushtarake drejt konfliktit në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë për BBC, Zelensky deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin synon një konflikt të zgjatur mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, pasi kjo do të dobësonte Ukrainën duke devijuar mbështetjen amerikane.

Sipas tij, situata aktuale po i shkon për shtat Moskës, pasi rritja e çmimeve të energjisë dhe shpërndarja e burimeve ushtarake krijojnë vështirësi për Kievin. “Për Putinin, një luftë e gjatë në Iran është një plus… kjo do të thotë pakësim i rezervave amerikane dhe i sistemeve të mbrojtjes ajrore,” u shpreh Zelensky.

Ai shtoi se kapacitetet prodhuese të SHBA-së janë të kufizuara në raport me kërkesën globale. “Amerika prodhon rreth 60-65 raketa në muaj, ndërsa vetëm në ditën e parë të luftës në Lindjen e Mesme u përdorën mbi 800 raketa,” theksoi ai, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë e furnizimeve.

Zelensky komentoi edhe qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se ai nuk është “në asnjë anë” në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe nuk dëshiron të përshkallëzojë tensionet me Putinin.

Presidenti ukrainas u shpreh gjithashtu pesimist për ecurinë e negociatave të paqes, duke theksuar se ato po shtyhen vazhdimisht, ndërsa zhvillimet në Lindjen e Mesme po e komplikojnë më tej situatën.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 18 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë. Ndërkohë euro do blihet me 95.7 lekë dhe do...

08:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI