Flash

Zgjedhjet në Kosovë, merren nën akuzë 4 persona për manipulim të votave në Ferizaj

Lapsi.al 18 March 2026
Zgjedhjet në Kosovë, merren nën akuzë 4 persona për

Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër katër personave nën dyshimin se kishin falsifikuar një qendër numërimi në Shtime rezultatet votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës dhjetorin e kaluar.

Në një njoftim për media, Prokuroria i identifikoi të dyshuarit me inicialet Y.S, B.V, Sh.B, dhe R.R.

Aktakuza vjen pas javësh hetimesh jo vetëm në Shtime, por në disa rajone të Kosovës lidhur me dyshimet e mëdha për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilat detyruan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të bëjë rinumërim të plotë votash.

Rinumërimi, edhe pse gjeti shumë mospërputhje, nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve e as të kandidatëve për deputetë, informon REL.

Për çfarë akuzohen të dyshuarit në Shtime?

Të dyshuarit Y.S, B.V, Sh.B dhe R.R, akuzohen se më 30 dhjetor 2025, në Qendrën Komunale të Numërimit në Shtime, gjatë numërimit të votave në cilësinë e anëtarëve të ekipit të numërimit, kishin vepruar në bashkëkryerje qëllimisht në kundërshtim të plotë me rregullat dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin zgjedhor dhe aktet nënligjore të KQZ-së.

Ata akuzohen se synonin ta shtrembëronin rezultatin e votave në Shtime përmes veprimeve të bashkërenduara dhe ndërlidhura me dy të dyshuarit e tjerë, Y.S., dhe B.V.

Y.S. akuzohet se i kishte lexuar dhe komunikuar në mënyrë të pasaktë dhe të pakontrolluar votat nga fletëvotimet, B.V. akuzohet se duke përdorur qasje ekskluzive në sistemin elektronik të KQZ-së, kishte regjistruar të dhëna të pasakta në sistem, pa lejuar mekanizma verifikimi dhe kontrolli nga anëtarët e tjerë.

Sh.B dhe R. R., gjithashtu akuzohen se, edhe pse ishin të pranishëm dhe pjesëmarrës në procesin e ndarjes dhe verifikimit të fletëvotimeve, me vetëdije kishin dështuar të ndërmarrin veprime për të parandaluar ose korrigjuar parregullsitë.

“Përmes këtij mekanizmi të organizuar të veprimit dhe mungesës së kontrollit të ndërsjellë, janë regjistruar rezultate të pasakta të votimit për kandidatët, të cilat janë konstatuar si mospërputhje thelbësore gjatë procesit të rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), duke cenuar drejtpërdrejt integritetin, besueshmërinë dhe ligjshmërinë e procesit zgjedhor”, thuhet në aktakuzë.

Aktakuza vjen pas hetimeve rreth dyshimeve për manipulim të votave për deputetë të Kuvendit të Kosovës në disa rajone.

Dhjetëra persona u ndaluan për shkak të dyshimeve për manipulim të votave në disa rajone të Kosovës dhe janë intervistuar qindra të tjerë.

Hetime u zhvilluan në Prizren, Malishevë, Podujevë, Ferizaj dhe Mitrovicë.

Pasi shpërputhjet në votat në fletëvotime dhe atyre të futura në sistem online, koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula, tha se procesi i 28 dhjetorit ishte ndër “më të kompromentuarat”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI