Flash

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE

Lapsi.al 19 March 2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në samiti e 50 vjetorit të Partisë Popullore Europiane (PPE). Gjatë samitit ai ka zhvilluar takime me dhjetëra funksionarë të lartë qeverish të vendeve të BE, përfaqësues të PPE, deputetë të Bundestagut gjerman dhe parlamentesh të tjerë.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Berisha thekson se gjatë këtij samiti janë diskutuar temat më të mprehta me të cilat përballet aktualisht Europa, duke përfshirë zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon dhe më gjerë. Ai bën të ditur gjithashtu se ka paraqitur në mënyrë të përmbledhur edhe situatën dhe zhvillimet në Shqipëri, duke sjellë në vëmendje çështje që lidhen me realitetin politik dhe ekonomik në vend.

Samiti i PPE mbetet një nga forumet kryesore ku liderët e djathtë europianë diskutojnë mbi sfidat e përbashkëta dhe koordinimin e politikave në nivel kontinental.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI