Flash

Ekzekutohen tre persona për dyshime bashkëpunimi me SHBA-në dhe Izraelin

Lapsi.al 19 March 2026
Ekzekutohen tre persona për dyshime bashkëpunimi me SHBA-në dhe

Autoritetet në Iran kanë ekzekutuar tre persona të dënuar për vrasjen e dy oficerëve të policisë dhe për kryerjen e veprimeve në mbështetje të Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli gjatë protestave të zhvilluara në fillim të këtij viti.

Sipas mediave shtetërore, të cituara nga faqja e gjyqësorit iranian “Mizan”, tre të dënuarit u varën mëngjesin e sotëm, pasi ishin shpallur fajtorë për përfshirje në trazirat e janarit dhe për bashkëpunim me aktorë të huaj.

Zyrtarët iranianë kanë akuzuar vazhdimisht SHBA-në dhe Izraelin për nxitje dhe ndërhyrje në protestat mbarëkombëtare, të cilat shpërthyen në fillim të vitit dhe u shoqëruan me përplasje të forta dhe viktima.

Ngjarja pritet të rrisë më tej tensionet mes Iranit dhe vendeve perëndimore, në një kohë kur marrëdhëniet mbeten të tensionuara për shkak të zhvillimeve të fundit politike dhe të sigurisë në rajon.

Të këshilluara

Kryemadhi pas daljes nga GJKKO: Gjyq politik

Ish-deputetja Monika Kryemadhi e ka quajtur procesin e saj dhe të Ilir Metës si farsë. Gjatë fjalës së saj pasi doli nga GJKKO, Kryemadhi deklaroi se ky gjyq ës...

11:56

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI