Flash

“S’kam asnjë raport me të”/ Kryemadhi: Metës nuk ia fal mungesën e besimit ndaj meje

Lapsi.al 19 March 2026
“S’kam asnjë raport me të”/ Kryemadhi: Metës

Monika Kryemadhi thotë se aktualisht nuk ka më asnjë raport me Ilir Metën, qoftë politik apo emocional. E ftuar në emisionin "Top Story" në TCH, Kryemadhi theksoi se ajo që nuk ia fal Ilir Metës është faktin që nuk kishte besim ndaj saj, ndërsa shtoi se ajo nuk ka qenë kurrë dyshuese për vendimet e tij.

“Nuk kam më asnjë raport, qoftë politik apo emocional me Metën. Jam vetëm në raport me fëmijët. Unë, jo vetëm Metës, por kujtdo njeriu nuk i fal kurrë mungesën e besimit që kishin ndaj meje. Nuk do ta pranoja kurrë që besimin e Metës ndaj meje ta thyente një njeri kalimtar në jetën e tij. Nuk kam vendosur kurrë në dyshim asnjë vendim të tij”, - u shpreh Kryemadhi.

Ajo foli për divorcin dhe si erdhi ky vendim për përfundimin e martesës së saj. 

“Janë dy momente të vështira për jetën time. Një ka qenë sëmundja se aty kuptova sa e brishtë jam dhe e dyta ka qenë divorci, ku kuptova sa e fortë jam. Vendos në një balancë mundësitë e tua. Mund të bëja viktimën, por vendosa të eci përpara. Nuk më shkon shumë roli i viktimës, sepse është false, unë kam luftuar gjithmonë. E shkuara ka të bukurat e saj, por ka edhe ato të këqija. Zhgënjehet shumë kur gjendet një kauzë e vogël për ta distancuar ose larguar. Në jetë çiftet kanë uljet dhe ngritjet e tyre, nuk e mendoja që politika do të sillte divorcin tim.

Unë kam qenë egoiste në arenë, por jo në familje. Janë ndarë gjithmonë njerëzit brenda partisë. Në pushtet ishin ata të Ilirit, ndërsa të mitë ishin ata që numëronin votat dhe ishin gjithmonë aty. Mora një parti ku ishin me deputetët e burrit, dhe ishin me ish-ministrat e burrit, kishte një grup parlamentar i cili ishte më shumë lidhje shpirtërore me Ilir Metën sesa me Monika Kryemadhin, ishte një parti e cila kur Ilir Meta vajti president u la përballë PD-së dhe PS-së.

Unë quhesha terroriste politike. Kjo pasi në takimet ndërkombëtare që bëheshin nga opozita, pasi deputetët që kishte LSI krijonte balanca. Më lutej, për të kaluar ligjin e magjistraturës. Ai ka qenë 0 i përfshirë, përveçse djegies së mandateve, ai ka qenë kundër, edhe për bojkotet që bënim herë pas herë. Do ta digjja vetëm unë ta digjja mandatin dhe më pas të tjerët do të prisnin sa të vinte Ilir Meta. Aksioni opozitar u la në mes të rrugë”, - tha ajo. /TCH

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI