Flash

Të ngremë zërin më 22 Mars/ Berisha nga PPE: Masat ndëshkuese për qeverinë po rriten

Lapsi.al 19 March 2026
Të ngremë zërin më 22 Mars/ Berisha nga PPE: Masat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se mbështetja ndërkombëtare për opozitën shqiptare është në rritje, ndërsa sipas tij po shtohen edhe masat ndëshkuese ndaj qeverisë, pas pjesëmarrjes në samitin e Partia Popullore Europiane (PPE).

Berisha bëri të ditur se në këtë samit morën pjesë liderë shtetesh, kryeministra dhe drejtues të partive të qendrës së djathtë nga vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe ato në proces integrimi, ku përfshihet edhe Partia Demokratike si anëtare e asociuar.

Sipas tij, samiti, i zhvilluar pas 50-vjetorit të PPE-së, u fokusua në çështjet më të rëndësishme globale, përfshirë krizën energjetike të lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme, si dhe luftën në Ukrainë, për të cilën u riafirmua mbështetje e plotë ndaj Ukraina përballë agresionit rus. Një tjetër temë kyçe ishte konkurrueshmëria në Bashkimin Europian dhe koordinimi i politikave mes qeverive të djathta në prag të samitit evropian. Gjatë qëndrimit në samit, Berisha tha se ka zhvilluar takime me kryeministra dhe drejtues të PPE-së, ku ka prezantuar situatën politike në Shqipëri. Ai i cilësoi zhvillimet në vend si “dramatike”, duke akuzuar qeverinë e Edi Rama për deformim të proceseve demokratike.

Sipas Berishës, Shqipëria është larguar nga standardet europiane, ndërsa iu referua edhe një raporti ndërkombëtar që e klasifikon vendin si “autokraci elektorale”. Në këtë kontekst, ai theksoi se ndërkombëtarët janë gjithnjë e më kritikë ndaj qeverisë shqiptare dhe më mbështetës ndaj opozitës. “Mbështetja për opozitën shqiptare po rritet vazhdimisht, ndërsa dënimi dhe masat ndëshkuese ndaj qeverisë janë në rritje,” -u shpreh Berisha.

Duke u ndalur te protesta, Berisha tha; “Natyrisht, sytë, mendjet e miqve tanë, partnerëve tanë në Evropë dhe në botë janë të drejtuar tek qytetarët shqiptarë, tek opozita shqiptare, qëndresa e tyre ndaj këtij regjimi, përpjekja e tyre për largimin e tyre. Kështu që 22 marsi, këtu nga Brukseli shfrytëzoj rastin, nga ky moment historik siç ishte kremtimi i 50-vjetorit të PPE dhe samiti i liderëve kryesorë, kancelari Merz, Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian dhe liderë të tjerë të pranishëm, pra shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje shqiptarëve më 22 mars në kryengritjen tonë paqësorë të ngremë zërin fuqishëm, të ushtojë në Shqipëri dhe në Evropë dhe në botë zëri i protestës, zëri i kryengritësve paqësorë shqioptarë.”.

Po ashtu Berisha pohoi se në të vërtetë dosja “Balluku”, është dosja ‘Rama’. “Çështja Belinda Balluku është çështja Rama. Marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe më shqiptarët të Edi Ramës janë përmbysur për shkak se dosja Balluku është dosja Rama. Dosja AKSHI është dosja familjare e Edi Ramës. Në këtë aspekt, Edi Rama është në rrethin e kuq dhe i pashpresë.”, tha ai.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 19 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:36

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI