Flash

VIDEO/ Shakaja e sikletshme e Trump në krah të kryeministres japoneze

Lapsi.al 19 March 2026
VIDEO/ Shakaja e sikletshme e Trump në krah të kryeministres japoneze

Kur Donald Trump dëshiron të thotë diçka, ai nuk bazohet te mirësjellja dhe takti diplomatik, madje as para miqve dhe aleatëve. Në deklaratat që bëri të enjten në krah të kryeministres japoneze Sanae Takaichi, Trump iu referua një ngjarjeje historike që përfshin të dy vendet: sulmin ndaj Pearl Harbor.

Kur një gazetar japonez e pyeti presidentin amerikan pse nuk i informoi aleatët, si Japonia, për qëllimin e tij për të sulmuar Iranin, Trump bëri një krahasim me sulmin që ndodhi në vitin 1941 dhe që futi SHBA-të në Luftën e Dytë Botërore.

“Nuk duhet të japësh shumë shenja. E dini, kur ne sulmuam, sulmuam shumë fort dhe nuk i thamë askujt sepse donim që të ishte një surprizë. Kush i njeh më mirë se Japonia kur flitet surprizat?” - tha Trump teksa zyrtarët amerikanë që po dëgjonin përpiqeshin të fshihnin të qeshurat e tyre.

Dhe duke iu drejtuar gazetarit, ai tha: “Ju pse nuk më treguat mua për Pearl Harbor? Dakord?”

Dhoma ra në heshtje, raporton “The Independent” dhe Trump vazhdoi duke thënë se “ai [gazetari] më pyeti për surprizat. Falë asaj surprize ne shkatërruam 50% dhe shumë më tepër sesa prisnim. Kështu që po shkova dhe ua tregova të gjithëve, nuk është më surprizë.”

Kanë kaluar 83 vjet që nga sulmi dhe SHBA-ja dhe Japonia tani janë aleatë të ngushtë. Për Trumpin, kjo duket se është e mjaftueshme për të bërë një shaka të sikletshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI