Flash

Ndërron jetë në qeli 41-vjeçari i arrestuar dy ditë më parë

Lapsi.al 20 March 2026
Ndërron jetë në qeli 41-vjeçari i arrestuar dy ditë

Një 41-vjeçar i arrestuar dy ditë më parë ka ndërruar jetë në ambientet e sigurisë në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, ka humbur jetën shtetasi me iniciale B. P. në rrugën “Mine Peza”, pranë Bllokut të Sigurisë. Ai ishte arrestuar më 18 mars 2026 për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Njoftimi i plotë :

"Më datë 20.03.2026, rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, te Blloku i Sigurisë, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi B. P., 41 vjeç, i arrestuar më datë 18.03.2026 për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.", thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

Lirohet drejtori i burgut Rrogozhinës, Bilal Hasa. Nga hetimet paraprake ka dyshime se nuk ka lidhje me 2 magazinat e kanabisit qe u zbuluan ne Peqin, hetime...

10:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI