Flash

E rëndë në Klinë , 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai

Lapsi.al 21 March 2026
E rëndë në Klinë , 49-vjeçari ekzekutohet me

Një person është vrarë në fshatin Bokshiq të Klinës, njoftuan Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës. autori i dyshuar është arrestuar.

Ngjarja, sipas njoftimit, ndodhi në orën 15:00, dhe me të pranuar informacionet, Policia doli në vendin e ngjarjes dhe kuptoi se një person ishte plagosur me armë zjarri.

“Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës”, u tha në njoftim.

Ndërkaq, përmes një njoftimi të ndarë Spitali i Pejës tha se viktima, i lindur më 1977 arriti pa shenja jete në spital rreth orës 15:30. I dyshuari arrestua në vendngjarje dhe është dërguar në ndalim prej 48 orësh nën dyshimet për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Paraprakisht, Policia ka thënë se dorasi i dyshuar është vëllai i viktimës dhe vrasja ndodhi pas një fjalosjeje mes tyre. Autoritetet thanë se në vendngjarje është sekuestruar një armë, që dyshohet se u përdor në këtë rast, dhe prova të tjera.

Kjo është vrasja e dytë brenda kësaj jave, pasi në fillim të javës, një person u vra në Gjakovë dhe një tjetër u plagos. I dyshuari disa orë pas ngjarjes u vetëdorëzua në Polici.

Viteve të fundit janë regjistruar një sërë rastesh të dhunës me armë zjarri në Kosovë, që kanë çuar edhe në vrasje. Mijëra armë zjarri pa leje llogaritet të jenë në duart e qytetarëve të Kosovës. Ekspertët argumentojnë se është i nevojshëm konfiskimi i tyre me qëllim që të ulet numri i incidenteve të armatosura.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI