Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Rama sulmon drejtësinë: E pavarur, por i mungon profesionalizmi

Lapsi.al 21 March 2026
Rama sulmon drejtësinë: E pavarur, por i mungon profesionalizmi

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama thotë se drejtësia e re sot është plotësisht e pavarur dhe kjo falë vullnetit dhe kurajos së socialistë. Por, ai shtoi s epavarësi nuk është e mjaftueshme, sepse mungon profesionalizmi.

Ndryshe nga një fëmijë, tha Rama, institucionet shtetërore të nje vendi duan shumë vite që të "rriten", demokratikisht dhe në standard.

"Faktikisht sot mund të thuhet gjithçka dhe thuhet gjithçka për çdo gjë, por askush nuk mund të japë fakte për mungesë e pavarësisë së drejtësisë, drejtësia sot është e pavarur dhe kjo është pak, se një drejtësi e pavarur nuk është e mjaftueshme për të garantuar një demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës, pasi drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe profesionale, në këto të tjerat ka shumë rrugë për të bërë akoma.

Aq më tepër se drejtësia jonë është pavarur në shtratin e përgjakur dhe të ndryshur, të drejtësisë që për 100 e kusur vite nuk ka qenë kurrë as e lirë as e pavarur. Kështu prandaj, shumëçka që nuk shkon më vjen ta them, për ata që e kërkojnë nga ana dhe më vjen mirë për ata që na akuzojnë ne, nuk kanë të bëjnë fare me ne.

Ne kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor te sistemi gjyqësor. Qeveria e drejtësisë është e mirëpërcaktuar në arkitekturën e re të sistemit dhe përbëhet nga këshillat e gjyqit, të prokurorisë, inspektori. Ne jemi këtu vetëm për të bërë durim të madh, durim strategjik, në funksion të gjithë vizionit tonë për transformimin e drejtësisë.

Nuk kemi pasur ndonjëherë iluzion që gjithçka do të funksiononte saktë në një kohë kaq të shkurtër, as iluzion që gjërat nuk do të shkonin siç normalisht duhet të shkojnë, se s’kanë si shkojnë ndryshe kur ngrohen institucionet e reja. Institucionet demokratike, ndryshe nga fëmijët nuk rriten aq shpejt. Një fëmije i duhen 18 vite për t’u bërë zgjedhës dhe për t’u përballur para ligjit, institucioneve u duhen shumë më tepër",- tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI