Flash

Merz, letër Kurtit: Duhet përparim në dialogun me Serbinë

Lapsi.al 22 March 2026
Merz, letër Kurtit: Duhet përparim në dialogun me Serbinë

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti “përparime të tjera” në dialogun me Serbinë, në një letër urimi që ia ka dërguar me rastin e mandatit të ri qeverisës.

Merz, në letrën e urimit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, shkruan se përpara Kurtit “qëndrojnë detyra sfiduese”.

“Përpara jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë”, shkruan kancelari gjerman.

Merz i thotë Kurtit se “në këto detyra”, Kosova e ka “një partner të fortë dhe të besueshëm” si Gjermania, “në krahun e saj”, duke i uruar fat dhe sukses në mandatin e ri qeverisës.

Letra e urimit e Merz:

I nderuar zoti Kryeministër, për rizgjedhjen tuaj ju përgëzoj përzemërsisht. Gëzohem për mundësinë që, së bashku me ju, të thellojmë më tej marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes vendeve tona. Përpara jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese.

Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë.

Të jeni i sigurt se Kosova, në këto detyra, ka në Gjermani një partner të fortë dhe të besueshëm në krahun e saj.Ju uroj për vazhdimin e mandatit tuaj shumë fat dhe sukses.

Me përshëndetje të përzemërta

Friedrich Merz

Kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë

Të këshilluara

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit të naftës. Gjatë podkastit të tij “Flasim”, Rama u shpreh se nuk janë konstatuar abuzime në lidhje me këtë s...

10:14

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI